Organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, Amnesty International ka thėnė se Izraeli ka kryer krime lufte gjatė operacioneve ushtarake nė Gazė mė herėt kėtė vit.
Nė njė raport tė sajin rreth kėtij konfliti, Amnesty thotė se gjithashtu Hamas dhe militantė tė tjerė palestinez janė fajtor pėr krime lufte duke hedhur raketa mbi Izraelin jugor.
Amnesty thotė se shkalla dhe intensiteti i sulmeve izraelite mbi Gazėn kanė qenė tė paprecedendta.
1400 paletsinezė janė vrarė gjatė sulmeve, disa prej tyre me armė joprecize pėrfshirė predha artilerie me tė fosforit tė bardhė, armė kėto qė Amnesty thotė se nuk guxojnė tė pėrdoren nė rajone tė banuara me civilė.
Raporti pėrshkruan njė pjesė tė madhe tė shkatėrrimit gjatė konfliktit si tė pamėshirshėm.
Amnesty gjithashtu thotė se edhe Hamas sėhtė fajtor pėr krime lufte duke hedhur raketa mbi rajone izarelite nga lagje tė banuara me civilė nė Gaze, nė njė rast edhe nga oborri i njė shkolle.
Amnesty rekomandon qė pėr momentin tė ndėrpriten tė gjitha ndihmat ushtarake tė huaja pėr Izraelin dhe grupet e armatosura palestineze.
Ndėrkohė Izraeli ka kėmbėngulur se ka patur nė shėnjestėr vetėm militantėt palestinez qė kanė qenė tė pėrfshirė nė sulme kundėr tij.
Ndonėse pranon se ka patur gabime, Izraeli insiston se sjellja e tij ka qenė konform ligjeve ndėrkombėtare.