http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 01 korrik 2009 - 15:59 CET

Violeta Hyseni
BBC Prishtinė

Vlerėsohen arritjet nė Kosovė

Organizata Freedom House nė njė raport tė saj ka vlerėsuar se Kosova ka shėnuar pėrmirėsim nė qeverisjen lokale dhe atė qėndrore gjatė vitit tė kaluar, ndėrsa sfidė kryesore pėr vitin 2009 e cilėson hyrjen nė fazėn e re tė konsolidimit institucional.

Sipas Freedom House, zbatimi i suksesshėm i planit tė Ahtisarit ose do tė forcojė funksionalitetin e shtetit tė Kosovės, ose do tė rrisė mundėsinė e ndarjes pėrgjatė lumit Ibėr nė Mitrovicė.

Nė raportin e saj pėr vendet nė trazicion, organizata thotė se aftėsia e funksionimit tė EULEX-it do tė ruajė rol tė drejtėprejtė nė konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit tė BE-sė.

Lufta kundėr korrupsionit, forcimi i institucioneve, ndėrtimi i njė Kosove tė integruar si dhe vendosja e bazave pėr zhvillimin ekonomik, cilėsohen si sfida tjera tė Kosovės kėtė vit.

Duke analizuar gjendjen vitin e kaluar, Freedom House vėren pėrparime nė qeverisjen lokale dhe atė qėndrore.

Kryeministri Hashim Thaēi lavdėrohet pėr ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e dhunės nė Kosovė, tė arritura kėto qė thuhet tė jenė bėrė nė saje tė ndihmės sė dhėnė nga Zyra Civile Ndėrkombėtare, Bashkimi Evropian dhe ambasada amerikane nė Prishtinė.

Po ashtu vlerėsohet miratimi i ligjeve qė dalin nga paketa e Ahtisarit.

Ndėrsa njė nga pikat mė tė dobėta tė shtetit ligjor nė Kosovė, sipas Freedom House ėshtė gjyqėsori.

Raporti thotė se kuadri ligjor i Kosovės mbetet i ndarė mes rregullave tė UNMIK-ut, ligjeve tė miratuara nga Kuvendi nė pėrputhje me Kushtetutėn e re, disa ligjeve tė ish-Jugosllavisė dhe ligjeve serbe pėrmes strukturave paralele nė zonat me shumicė serbe, veēanėrisht nė veri, gjė qė ka penguar funksionimin e gjyqėsorit.

Problem i madh nė Kosovė, vlerėson Freedom House, vazhdon tė jetė edhe korrupsioni.

Organizata thotė se ndonėse ka pasur pėrmirėsim nė legjislacion, ka nė pėrgjithėsi njė mungesė tė vullnetit politik pėr tė luftuar korrupsionin.