BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 18 korrik 2009 - 16:15 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vazhdojnė ankimimet pėr zgjedhjet
 
Kryeministri Sali Berisha
Z.Berisha tha se me zgjedhjet nuk u arritėn "standarte tė pėrsosura"
Opozita nė Shqipėri vazhdon tė kontestojė rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit duke akuzuar partinė nė pushtet pėr mungesė transparence lidhur me procesin zgjedhor.

Ndėrkohė, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ėshtė i hapur pėr bashkėpunim me opozitėn pėr ēėshtje madhore tė vendit.

Edi Rama, kryetari i Partisė Socialiste, partia mė e madhe e opozitės, deklaroi tė shtunėn se zgjedhjet, jo vetėm qė nuk i plotėsojnė standardet, por janė edhe njė alarm pėr demokracinė shqiptare.

Vetėm njė ditė mė parė, kryeministri Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike nė pushtet, pohoi se me kėto zgjedhje nuk u arritėn standarde tė pėrsosura.

Pavarėsisht nga kontestimet e opozitės, Berisha tha se ai synon bashkėpunimin me tė pėr cėshtje madhore tė vendit.

Kjo kėrkesė ėshtė hedhur poshtė nga kreu i Partisė Socialiste, Rama, i cili bėri tė ditur se opozita do ta njohė rezultatin, vetėm nėse do tė bėhet transparencė me kutitė e votimit tė Beratit, Tiranės dhe Shkodrės.

Deklaratat nga tė dy kampet politike nė Shqipėri, vijnė ndėrkohė qė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve janė rikthyer polemikat pėr kutitė e votimit tė Fierit dhe ėshtė hapur mundėsia e rinumėrimit tė votave, pas njė kėrkese tė Partisė Demokratike pėr Integrim.

Pas pėrmbylljes sė procesit tė ankimimeve pranė KQZ-sė, nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit nė Tiranė kanė mbėrritur ankimimet e para tė subjekteve zgjedhore, qė do tė shqyrtohen nė seancėn e parė tė kolegjit, tė martėn.

Partia Demokratike ka bėrė dy ankimime, tė dyja pėr qarkun e Fierit, ndėrsa Partia Socialiste ka paraqitur ankimime pėr Fierin, Beratin dhe Shkodrėn.

 
 
LOKALE
Rama akuzon pėr manipulime
17 korrik 2009 | Rajoni
KQZ-ja mbyll ankimimet
17 korrik 2009 | Rajoni
Vazhdojnė mosmarrėveshjet pėr zgjedhjet
16 korrik 2009 | Faqja Kryesore
KQZ vendos pėr Tiranėn
14 korrik 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake