|
Vazhdojnė mosmarrėveshjet pėr zgjedhjet
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka ripėrsėritur sėrish kėrkesėn e partisė qė drejton se kjo parti nuk do tė njohė
rezultatin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit, nėse nuk njihet e drejta demokratike e ligjore pėr tė
gjithė kontestimet qė ka kjo parti.
Nga ana tjetėr nė kampin e Partisė Demokratike qė e ka shpallur veten fitues, ku dhe po bėhet koalicioni i ri qeveritar me LSI-nė, njohja e zgjedhjeve nga opozita ėshtė cilėsuar si njė vendim sovran i saj. Zėdhėnėsja e PD-sė tha se kėto janė pėrpjekje tė kota tė Ramės dhe asgjė nuk e ndryshon mė votėn e shqiptarėve. Ndėrkohė aleati i PD-sė tashmė dhe pėr qeverisjen e vendit, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta tha se politikanėt pėr hir tė karrierave personale nuk mund tė luajnė me stabilitetin dhe integrimin e vendit. Orė pas ore dhe nė KQZ vazhdojnė tė merren vendime pėr ankimimet e subjekteve politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit. Nė vendimin e fundit tė kundėrshtuar nga anėtarėt opozitarė tė kėtij komisioni ėshtė hedhur poshtė kėrkesa e PS-sė dhe PDK-sė pėr rinumėrim tė disa kutive tė votimit nė qarkun e Shkodrės duke rinumėruar vetėm njė kuti. Ndėrkohė ambasadori amerikan nė Tiranė John Withers i ka kujtuar KQZ-sė qė tė mbėshtesė ēdo vendim tė tij nė Kodin Zgjedhor. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||