BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 16 korrik 2009 - 16:43 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sulm me mjet shpėrthyes nė Kosovė
 
Prishtina
Njė koktej molotovi ėshtė hedhur nė oborrin e ndėrtesės sė qeverisė sė Kosovės, ndėrsa policia ka gjetur edhe dy mjete tjera tė pashpėrthyera.

Zėdhėnėsi i policisė, Besim Hoti tha se dyshohet qė sulmi ndaj qeverisė tė jetė shkaktuar nga njė grup i veteranėve tė luftės sė ish UĒK-sė, tė cilėt po protestonin para ndėrtesės sė qeverisė.

“Besohet se kėto mjete kanė ndodhur pikėrisht nga grupi i protestuesve, por pritet qė grupi i hetuesve policorė gjatė hetimeve tė identifikojė personat e dyshuar”, tha z.Hoti.

Sipas policisė, ende nuk ka tė arrestuar lidhur me kėtė incident, i cili pėrfundoi pa tė lėnduar dhe pa dėme materiale.

Ndėrkohė njė anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė ish UCK-sė, Vesel Aruqi, ka pranuar se hedhja e mjeteve shpėrthyese nė oborrin e qeverisė ėshtė bėrė nga ana e tyre, si formė e revoltės ndaj mospėrmbushjes sė kėrkesave sė protestuesve.

Ai ka paralajmėruar se pakėnaqėsitė e tyre mė nuk do t’i shprehin pėrmes protestės, por nė forma tjera, duke mos dhėnė mė shumė sqarime.

Qė nga dita e mėrkurė njė grup pjesėtarėsh tė ish UĒK-sė kanė filluar tė protestojnė duke kėrkuar nga qeveria pėrkujdesje institucionale ndaj veteranėve tė luftės.

Shefi i Zyrės pėr veteranėt nė Kryeministri, Faik Fazliu, ka thėnė se protesta ėshtė e panevojshme, pasi sipas tij shqyrtimi dhe plotėsimi i Ligjit pėr vlerat e luftės sė UĒK-sė ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe i njejti do tė dėrgohet pėr miratim nė Kuvend brenda njė kohe shumė tė shkurtėr.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake