|
Shkupi reagon pozitivisht ndaj lajmit tė vizave
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Maqedoni thuajse tė gjithė faktorėt politikė kanė vlerėsuar se ofrimi i heqjes sė vizave ėshtė njė moment tejet tė rėndėsishėm
pėr tė ardhmen e vendit.
Por disa subjekte politike ndėrkohė kanė bėrė thirrje qė liberalizimi i vizave, i cili mund tė hyjė nė fuqi pas rekomandimeve, nuk duhet tė jetė njė zėvendėsim pėr anėtarėsimin e plotė nė BE tė vendit. Ministrja e Brendshme, Jankullovska e cila ėshtė edhe zyrtare e lartė e partisė qeverisėse VMRO DPMNE, tha se do tė vazhdohet tė punohet edhe pėr fushat e tjera: "Ne do tė vazhdojmė me reformat pa zvogėluar intensitetin pėr tė gjitha hapat qė do tė duhet tė zbatojmė deri nė integrimin e plotė nė BE," tha Jankullovska. Mesazhe tė ngjashme dha edhe ambasadori i BE-sė nė Shkup, Ervan Fuere i cili tha se rekomandimi pėr heqjen e vizave nė fakt duhet tė merret si shembull pozitiv: "Ky ėshtė njė shembull i mirė pėr qeverinė, e cila duhet qė tė demonstrojė tė njėjtin vullnet dhe pėrpjekje pėr tė pėrmbushur kėrkesat e tjera qė janė pezull ende, dhe qė duhet tė pėrmbushen qė vendi tė arrijė progres," tha Ambasadori Fuere. Rekomandmi pėr heqjen e vizave parashikon udhėtime pa viza nė vendet e BE-sė veē Britanisė sė Madhe dhe Irlandės, por jo dhe mundėsi pėr punėsime. Njerėzit kanė reagime tė ndryshme pėr lehtėsimet pėr udhėtime jashtė shtetit: "Vizat na kanė ndaluar shumė qarkullimin e lirė," thotė njė banor. "Sa mė shumė qė qytetarėt e Maqedonsiė komunikojnė me qytetarėt evropianė atėhere vlerat evropiane do tė mbėrrijnė mė shpejt nė Maqedoni," tha njė tjetėr. "Heqja e vizave faktikisht do tė jetė vetėm pėr tė shėtitur, pėr tė studiuar atje nuk do tė ketė ndonjė ndryshim, kurse pėr tė shėtitur do tė jetė mė mirė," tha njė shtetas maqedonas. Ndėrmarrja e reformave pėr plotėsimin e kritereve qė kėrkoheshin pėr Maqedoninė, zgjatėn thuajse njė vit e gjysėm, ku pas rekomandimit nga KE, nėse ai miratohet, qytetarėt e Maqedonisė do tė mund tė udhėtojnė pa viza nga fillimi i vitit qė vjen. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||