BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 16 korrik 2009 - 17:50 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kadirov hedh poshtė akuzat pėr vrasjen
 

 
 
Ramzan Kadyrov
Ramzan Kadyrov ka premtuar hakmarrje pėr vrasjen e aktivistes
Presidenti i rajonit rus tė Ēeēenisė, Ramzan Kadyrov, ka mohuar akuzat se fshihet pas vrasjes ditėn e mėrkurė tė aktivistes sė njohur pėr tė drejtat e njeriut, Natalya Estemirova.

Njė zėdhėnės i zotit Kadyrov tha se presidenti ka premtuar tė gjejė vrasėsit e saj.

Grupi rus pėr tė drejtat e njeriut, Memorial, qė kishte punėsuar zonjėn Estemirova, thotė se zoti Kadyrov ose bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt, ishin prapa vrasjes sė saj.

Trupi i zonjės Estemirova u gjet me plagė nga plumbat pasi ishte rrėmbyer jashtė shtėpisė sė saj nė kryeqytetin ēeēen, Grozni.

Zėdhėnėsi i zotit Kadyrov i ka hedhur poshtė akuzat duke i quajtur ato tė pabaza.

Problemi ēeēen

Kjo vrasje ėshtė dėnuar ashpėr nga preisidenti rus, Dmitry Medvedev, si edhe njė nga njė kor i organizatave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe zyrtarė evropianė.

Por ėshtė vetėm njė pjesė e njė tendence tė dokumentuar abuzimesh tė vazhdueshme nė Ēeēeni.

Politika e Moskės nė vitet e fundit, ka patur si qėllim transferimin e pėrgjegjėsisė pėr sigurinė tek zoti Kadyrov dhe milicia e tij private.

Ata ishin zgjedhur pėr besnikėrinė e tyre ndaj Moskės.

Ėshtė njė regjim i njė pushteti vetjak absolut, qė forcohet nė mėnyrė tė egėr, pėr tė cilin aktivistėt pėr tė drejtat e njeriut thonė se pėrdor rrėmbimet, torturėn dhe ndonjėherė edhe ekzekutimet.

Kjo ka sjellė njė paqe relative nė Ēeēeni, duke dobėsuar rebelėt dhe familjet e mbėshtetėsit e tyre, qė dikur luftuan pėr pavarėsinė nga Rusia.

Kundėrshtarėt e zotit Kadyrov janė sulmuar nė Moskė dhe qytete tė tjera tė Rusisė, nė Vjenė dhe nė Lindjen e Mesme. T

Ato kanė minuar premtimin e shpeshtė tė Moskės pėr tė rivendosur sundimin e ligjit nė Ēeēeni.

Kjo ndoshta ėshtė arsyeja pėrse Ramzan Kadyrov ka thėnė, qė pėr vdekjen e Natalia Estemirovės do tė merret hak pėrmes atyre qė i quajti "metoda tradicionale ēeēene".

Duke iu referuar historisė sė fundit, ka pak dyshim qė kjo do tė thotė vdekje pėr tė dyshuar real apo imagjinar.

 
 
LOKALE
Presidenti rus dėnon vrasjen
16 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Dy policė tė vrarė nė sulmin nė Grozni
15 maj 2009 | Faqja Kryesore
Rusia "pėrfundon operacionet " nė Ēeēeni
16 prill 2009 | Faqja Kryesore
Rusia 'pėrfundon operacionin nė Ēeēeni'
16 prill 2009 | Faqja Kryesore
Nis gjyqi pėr vrasjen e gazetares Politkovskaya
17 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake