|
'Procesi i liberalizimit do tė vazhdojė'
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shefi i diplomacisė evropiane, Havier Solana ka lėnė tė kuptohet se Kosova nuk do tė mbetet e izoluar nė Ballkan pėrsa i pėrket
procesit tė liberalizimit tė vizave.
Kosova ėshtė vendi i vetėm qė ėshtė lėnė jashtė kėtij procesi, pėr shkak tė mosnjohjes sė pavarėsisė sė saj nga 5 vende anėtare tė BE-sė. Gjatė qėndrimit nė Prishtinė, z.Solana ka deklaruar se procesi pėr liberalizimin e vizave do tė vazhdojė pėr tė gjitha vendet e rajonit. Ai ka dhėnė kėtė shpjegim pėr lėnien jashtė tė Kosovės nė procesin e negociatave pėr heqjen e vizave. Siē e dini, procesi i liberalizimit tė vizave ka filluar para shumė kohėsh dhe atėherė Kosova nuk ishte vend kandidat. Vetėm tri shtete do tė pėrfitojnė nga ky proces nė ditėt e ardhshme, por ky proces do tė vazhdojė edhe nė vendet tjera tė rajonit, ka sqaruar pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian, Havier Solana. Proces 'teknik' Zoti Solana tha se procesi i liberalizimit tė vizave nuk ka dimension politik. Ky ėshtė njė proces qė ka elemente teknike dhe jo politike, prandaj kur vendet tė arrijnė kapacitetet pėr kontrollimin e kufijve dhe prodhimin e pasaportave biometrike, ato hyjnė nė kėtė listė dhe kjo do tė vazhdojė. Tė gjitha vendet qė i kanė plotėsuar kriteret do tu hiqen vizat, ndėrsa ato qė nuk i kanė plotėsuar duhet tė presin derisa ti pėrmbushin ato. Ky ėshtė njė proces qė nuk ndalet, por do tė vazhdojė, deklaroi Havier Solana. Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė foli qartė pėr perspektivėn e integrimit tė vendeve tė rajonit tė Bashkimin Evropian. Ai tha se Ballkani Perėndimor ėshtė njė rajon shumė afėr BE-sė dhe Brukseli dėshiron ta integrojė atė. Shefi i diplomacisė evropiane tha se heqja e vizave do tė bėhet edhe pėr Shqipėrinė, edhe pėr Bosnjėn, pasi tė dyja kėto vende tė plotėsojnė tė gjitha kriteret e kėrkuara nga Komisioni Evropian. 'Vazhdoni punėn' Zoti Solana, i cili erdhi nė Prishtinė pėr herė tė dytė pas shpalljes sė pavarėsisė, tha se kishte parė pėrparime tė mėdha dhe premtoi vazhdimin e ndihmės ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Por ai kėrkoi nga udhėheqėsit kosovarė qė tė vazhdojnė tė punojnė pėr zhvillimin e vendit. Mendoj se njė punė e mirė ėshtė bėrė gjatė kėsaj kohe dhe kjo duhet tė pranohet. Unė shpresoj qė nė kėtė mėnyrė do tė vazhdohet tė punohet me ndihmėn padyshim tė BE-sė. S humė organizata dhe njerėz do t'ju ndihmojnė. Jam optimist pėr mėnyrėn se si po zhvillohen gjėrat, por kjo nuk do tė thotė se ju mund tė bini nė gjumė. Ju keni detyrim pėr zhvillimin e vendit, demokracisė dhe tė pėrballeni me sfidat qė duhet ti pėrballojmė tė gjithė nė mėnyrė kolektive si pasojė e krizės ekonomike, tha z.Solana. Shpresa Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi ndėrkaq shprehėn bindjen e tyre se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Ata thanė se presin qė Brukseli ti hapė rrugėn nė vjeshtė edhe Kosovės pėr tu pėrfshirė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė, Havier Solana pėrfundon turneun e tij rajonal me vizitėn nė Malin e Zi. Kjo besohet tė jetė vizita e tij e fundit nė rajon nė cilėsinė e shefit tė diplomacisė evropiane. Ai qėndroi nė Prishtinė nė kuadėr tė njė turneu tė tij nė disa vende tė rajonit, para se Komisioni Evropian ti propozojė tė mėrkurėn zyrtarisht Kėshillit tė Ministrave heqjen e shpejtė tė vizave Shėngen pėr Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi. |
LOKALE
Shkupi pret liberalizimin e vizave15 korrik 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||