|
Shkupi pret liberalizimin e vizave
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Maqedoni vėmendja ėshtė pėrqendruar nė Bruksel, ku tė mėrkurėn pritet tė bėhen deklaratat zyrtare pėr liberalizimin e vizave
pėr Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė.
Kėtė e paralajmėroi njė ditė mė parė nė Shkup, pėrfaqėsuesi i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana. Do tė keni lajme tė mira," tha ai. "Ato kanė tė bėjnė me udhėtimet, gjė qė do tė ndihmojė njerėzit tė vendit tuaj, sidmos tė rinjtė, qė tė lėvizin mė lehtė nė vendet e BE-sė. Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, tha se procesi i liberalizimit tė vizave me vendin, ishte rezultat sidomos i punės sė qeverisė sė tij gjatė tre viteve tė fundit, Gjatė tre viteve tė kaluara u bėnė reformat mė tė rėndėsishme, qė na sollėn deri tek liberalizimi i vizave" tha ai. Presim qė pėrfundimi i kėtij procesi tė bėhet nė periudhėn nė vijim dhe nga viti i ardhshėm tė vihet nė praktikė liberalizmi i vizave. Rezerva Por vėzhguesit e zhvillimeve nė Maqedoni tregohen mė tė pėrmbajtur. Nė media ka pasur njoftime se data e fillimit tė liberalizimit tė vizave mund tė mos jetė 1 janari i vitit tė ardhshėm. Ato gjithashtu bėjnė thirje qė qeveria nė Shkup tė mos kėnaqet vetėm me heqjen e vizave, por tė vazhdojė reformat pėr integrimin e plotė nė BE. Kėtė e kėrkoi gjatė vizitės nė Shkup dhe z. Solana, qė nuk ishte nė gjendje tė njoftonte njė datė pėr fillimin e negociatave pėrfundimtare pėr anėtarėsim tė Maqedonisė nė BE. Maqedonia qė prej tre vjetėsh ka statusin e vendit kandidat. Shkak pėr zvarritjen e negociatave ėshtė ngecja e vazhdueshme nė pėrmbushjen e reformave. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||