BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 15 korrik 2009 - 06:36 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ushtarėt izraelitė flasin pėr Gazėn
 
Sulmet nė Gaza
Njė grup ushtarėsh izraelitė tė cilėt morėn pjesė nė operacionin kundėr militantėve tė Hamasit nė Rripin e Gazės nė janar tė kėtij viti, thonė se gjatė kėtij operacioni ka pasur abuzime tė shumta tė civilėve, disa prej tė cilave mund tė konsiderohen si krime lufte.

Mė shumė se 25 ushtarė izraelitė, nė njė dėshmi para organizatės vendase Thyerja e Heshtjes, qė ka pėr qėllim tė zbulojė shkeljet nė ushtrinė izraelite, thonė se rregullat e ushtrisė nuk bėnin pėrjashtim mes banorėve civilė dhe militantėve tė armatosur.

Ushtarėt izraelitė thonė se civilė palestinezė u pėrdorėn si mburoja njerėzore.

Kjo akuzė e veēantė po hetohet nga policia ushtarake izraelite, thotė korrespondenti i BBC-sė, Paul Wood.

Akuza tė ngjashme kanė bėrė mbi 25 ushtarė qė morėn pjesė nė operacionin e janarit nė Rripin e Gazės.

Njėri prej tyre tha se pėrpara fillimit tė kėtij operacioni, trupave izralite iu thanė se nė kėtė betejė tė gjithė qė dilnin pėrpara ishin armiq dhe nuk kishte njerėz tė pafajshėm.

Ndėrsa njė ushtar tjetėr tha se disa pjesėtarė tė njėsisė sė tij meritonin tė pėrfundonin nė burg pėr shkeljet qė kishin bėrė.

Ushtria izraelite thotė se bėri ēmos pėr tė shmangur viktimat nė radhėt e civilėve palestinezė.

Edhe dėshmitė e kėtyre ushtarėve japin hollėsi sesi ushtria izraelite shpėrndante fletushka nė zona tė ndryshme, para fillimit tė ofensivės, ku civilėt paralajmėroheshin qė tė largoheshin pėr shkak tė luftimeve.

Por organizata Thyerja e Heshtjes thotė se hetimet duhet tė zhvillohen pėr atė qė ndodhi mė pas, qė hedh dyshim mbi moralitetin e veprimeve tė ushtrisė izraelite nė Gazė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake