BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 14 korrik 2009 - 17:10 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sė shpejti heqje vizash pėr maqedonasit
 

 
 
Havier Solana
Zoti Solana kėrkoi angazhim mė tė madh pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit,se kanė dhe pėrgjegjėsi
Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana tha nė Shkup se vinte me lajme tė mira pėrsa pėrket liberalizmit tė vizave.

Ai deklaroi se qytetarėt do tė mund tė lėviznin mė lirshėm.

Angazhimi i zotit Solana nė Maqedoni ka qenė i shpeshtė prej disa vjetėsh, edhe si Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s, por edhe si zyrtar i lartė i BE-sė qė kryesisht ka pasur si qėllim manaxhimin e krizave, qoftė konflikte apo politike.

Por kėtė radhė, ai shkoi nė Shkup me siē tha, lajme tė mira:

"Nė ditėt nė vazhdim do tė keni lajme tė mira. Kjo do tė ndihmojė njerėzit tė vendit tuaj, sidomos tė rinjtė qė tė lėvizin mė lehtė nė vendet e BE-sė,” tha z. Solana

Por ai nuk mund tė thonte datėn se kur vendi do tė fillojė fazėn pėrfundimtare tė negociatave pėr anėtarėsim tė plotė nė BE. Megjithatė zoti Solana tha se po sillte njė atmosferė konstruktive.

Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė emrit me Greqinė, ai tha se pas takimeve tė fundit qė kishte pasur ndėrmjetėsi i OKB-sė nė Shkup dhe Athinė, po shfaqej njė mundėsi pėr gjetjen e zgjidhjes qė duhej shfrytėzuar.

Z. Solana kėrkoi nga qeveria njė angazhim edhe mė tė madh pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, pėr tė cilėn siē u shpreh “e kishte pranė zemrės”.

Ai gjithashtu bėri thirrje pėr angazhimin e vendit nė zbatimin e reformave qė tė afrohej drejt BE-sė.

Nga qeveria maqedonase thanė se takimin e konsideronin si pozitiv.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Shkup, z. Solana veē me kryeministrin Nikolai Gruevski, u takua edhe krerėt e dy partime tė tjera, Ali Ahmetin e BDI-sė dhe Branko Cėrvenkovskin e LSDM-sė nė opozitė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake