BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 14 korrik 2009 - 07:30 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Solana: Kosova ndryshe pėr vizat
 
Havier Solana
Turneu i Havier Solanės nė Ballkan shihet si vizitė lamtumire
Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd, deklaroi se sė shpejti qytetarėt e Serbisė, por edhe tė Maqedonisė e Malit tė Zi, duhet tė presin lajmin e mirė nga Brukseli pėr heqjen e vizave.

Nė njė prononcim pėr BBC-nė, zyrtari i lartė i Bashkimit Evropian vėrejti se pėrsa u pėrket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janė nė tė njėjtin nivel:

"Kosovėn, siē e dini, nuk e kanė njohur tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian qė nė thelb ėshtė arsye pėr njė trajtim tjetėr edhe pėrsa i pėrket liberalizimit tė regjimit tė vizave."

"Shkurt, ky ėshtė realiteti, me tė cilin ballafaqohet Kosova nė kėtė moment", tha zoti Solana.

Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian nė bisedimet me zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė ka pėrsėritur se kusht pėr integrimin plotė tė vendit nė BE mbetet bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės.

Zoti Solana tha nė Beograd se nuk do tė ketė kushte shtesė pėr Serbinė nė kandidimin e saj pėr anėtarėsim nė BE.

Havier Solana qėndron tė martėn nė Prishtinė e Shkup dhe do tė vizitojė edhe Malin e Zi.

Besohet se ky turne do tė shėnojė edhe pėrfundimin e mandatit tė tij si pėrfaqėsues i lartė i BE-sė.

Reagim nga Kosova

Zėvendėskryeminstri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i tha BBC-sė se as juridikisht as edhe nė aspektin politik Kosova nuk pėrfshihet nė asnjė axhendė tė BE-sė sė bashku me Serbinė, por ėshtė nė axhenda tė ndara dhe ka njė subjektivitet ndėrkombėtar.

Ai tha se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė edhe ata serbė, do tė jenė pjesė e liberalizimit tė vizave atėherė kur vetė Kosova do tė jetė pjesė e kėtij procesi.

Zoti Kuēi, e cilėsoi vendimin e Komisionit Evropian, pėr mospėrfshirje tė qytetarėve tė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr Serbinė, si njė vendim tė drejtė qė pėrcakton, siē tha, vijėzimin juridik, administrativ e politik tė Kosovės ndaras nga zhvillimet nė Serbi.

Ai shfaqi besimin e tij se nė nėntor tė vitit 2009 do tė pėrcaktohet qartė koha dhe kufizimet se si Kosova do tė hyjė nė procesin e liberalizimit tė vizave.

Vizita nė Shkup

Pėrfaqėsuesi i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, ka qėndruar shpesh nė Maqedoni.

Ai ishte pėrfshirė direket nė vitin 2001, kur arrihej Marrėveshja e Ohrit qė i solli fund konfliktit tė armatosur, por edhe mė vonė nė disa periudha tensioni politik nė Maqedoni.

Nė Shkup ai do tė zhvillojė takime me zyrtarėt mė tė lartė tė vendit, njė pjesė e tė cilėve e konsiderojnė edhe si mik personal.

Mesazhet qė pritet tė japė kanė tė bėjnė me ēėshtje, tė cilat ai i njeh pėrsa i pėrket Maqedonisė.

Pritet tė theksojė rėndėsinė e zbatimit tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, por dhe pėrfundimin e negociatave me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit, qė vendi tė mund ecė pėrpara nė rrugėn e integrimeve.

Por mė shumė sesa njė vizitė lamtumire, para se tė lėrė postin e zyrtarit tė lartė evropian, vėzhguesit nė Shkup thonė se pėr shkak tė lidhjeve tė tij me politikanėt nė Shkup, vizita do tė ketė edhe karakter personal.

Vėzhguesit thonė se Maqedonia do tė mbetet pa njė kontakt tė mirė dhe direkt nė Bruksel.

 
 
LOKALE
Solana nis turneun ballkanik
13 korrik 2009 | Rajoni
'Kosova nė asnjė agjendė tė BE me Serbinė'
13 korrik 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake