|
Pėrkthyesit irakianė padisin Britaninė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
BBC News ka marrė njoftime se mė shumė se 20 irakianė qė kanė punuar pėr forcat britanike do tė padisin qeverinė.
Pjesa mė e madhe e tyre ishin pėrkthyes qė thonė se nuk janė mbrojtur nga sulmet prej milicėve ekstremistė. Disa prej tyre ishin marrė peng dhe torturuar, ndėrsa tė tjerėt u detyruan tė lėnė shtėpitė e tyre dhe tani jetojnė si refugjatė nė Siri dhe Jordani. Mijėra irakianė kanė punuar pėr britanikėt, shumė prej tyre si pėrkthyes. Nė vitin 2003 menjėherė pas pushtimit siguria e tyre u konsiderua si problem. Kur situata u pėrkeqėsua, ata filluan tė ishin nė shėnjestėr pėr milicėt qė i shikonin si bashkėpunėtorė dhe pati pengmarrje e vrasje. Nė vitin 2007, pasi njė presioni publik, kryeministri britanik njoftoi njė skemė pėr tė ndihmuar personelin vendas, por vetėm ata qė kishin punuar pėr njė vit mund tė pėrfitonin. Nga kjo ndihmė nuk pėrfitonin qindra vetė. Nė fund tė kėsaj jave, 25 prej tyre do tė fillojnė tė ndėrmarrin veprime ligjore pėr tė paditur qeverinė, e cila nuk kishte arritur t'i mbronte ata. Disa prej tyre janė refugjatė nė Siri, ndėrsa tė tjerėt janė fshehur nė Basrė. Ata ankohen se pėr shkak tė punės me forcat britanike, janė me shenjė nė komunitetin e tyre, duke e patur tė vėshtirė tė gjejnė punė dhe duke jetuar me frikė. |
LOKALE
Dhjetėra tė vrarė nė sulmet nė Irak09 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Irakianėt marrin kontrollin e sigurisė 30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Sulm i pėrgjakshėm nė Bagdad25 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Valė sulmesh dhe viktima nė Irak22 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Homazh pėr britanikėt e vrarė nė Basra 30 prill 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||