|
Mubarak takohet me Al-Bashirin
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Sudanit, Omar Al-Bashir, po takohet me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak nė Kajro si pjesė e njė inisiative
tė re pėr t'i dhėnė fund konfliktit nė Darfur.
Ky konflikt llogaritet se ka shkaktuar 300 mijė viktima. Egjipti ėshtė njė nga mbėshtetėsit kryesorė tė presidentit al-Bashir, qė kėrkohet nga Gjykata Ndėrkombėtare Penale me akuzat pėr krime lufte nė rajon. Kajro po pėrpiet qė qeveria e z. Bashir dhe grupet rebele tė ulen nė tryezėn e negociatave. Tė shtunėn zyrtarė egjiptianė u takuan me udhėheqėsit e gjashtė fraksioneve rebele. Por grupi mė i rėndėsishėm i rebelėve tė Darfurit, Lėvizja pėr Drejtėsi dhe Barazi (JEM), nuk mori pjesė nė bisedime. 'Interes strategjik' Pas takimit, grupet rebele shfaqėn shpresėn se pėrpjekjet e Egjiptit do t'i hapnin rrugėn bisedimeve tė drejtpėrdrejta me qeverinė sudaneze. Kajro vazhdon ta mbėshtesė presideetin Al-Bashir dhe i ka kėrkuar OKB-sė qė ta pezullojė procesin ndaj tij nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale. Egjipti ėshtė i shqetėsuar pėr stabilitetin e Sudanit fqinjė dhe ministri i jashtėm thotė se vendi i tij ka interes strategjik qė tė kėrkojė sugurimin e paqes nė Darfur. Mė parė, pėrpjekjet pėr ta arritur kėtė kanė dėshtuar, duke pėrfshirė dhe njė pėrpjekje tė Katarit, nė tė cilin mori pjesė dhe grupimė fuqishėm rebel, JEM: |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||