|
Mbrohet operacioni nė Afganistan
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministri i Jashtėm britanik, David Milliband ka mbrojtur rolin qė luan Britania e Madhe nė Afganistan, nė javėn kur numri
i ushtarėve britanikė tė vrarė atje e ka kaluar numrin e atyre tė vrarė nė Irak.
Gjithsej 184 ushtarė britanikė janė vrarė deri tani nė Afganistan, 15 prej tyre vetėm gjatė kėsaj jave. Tetė prej tyre u vranė gjatė 24 orėve tė fundit. Por ndėrsa nė Britani po kthehen gjithmonė e mė shumė arkivole tė mbėshtjellė me flamur, po shtohen pikėpyetjet rreth pėrfshirjes sė vendit nė ofensivėn e atjeshme dhe ndaj objektivave tė saj. Nė njė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetje, z. Milliband argumentoi se trupat britanike nė Afganistan po luftonin pėr tė ardhmen e vendit tė tyre. "Ne e dimė se zonat e thella malore tė Afganistanit dhe Pakistanit, zona kufitare mes tyre, janė pėrdorur pėr tė kryer sulme tė tmerrshme mbi SHBA dhe Britaninė. E dimė se deri nė momentin kur tė sigurohemi se forcat afgane mund tė ofrojnė njė siguri minimale pėr popullin e tyre, ne nuk do tė jemi tė sigurt nė tokėn tonė", tha ai. Shqetėsime Ky objektiv gėzon mbėshtetje tė gjerė nė Britani, por tani ēėshtja qė po diskutohet ėshtė nėse janė dislokuar trupa tė mjaftueshme britanike pėr t'i mundur talebanėt dhe nėse ata kanė pajisje tė mjaftueshme. Shqetėsim ka dhe pėr pėrkufizimin e 'fitores' nė kėtė rast. David Milliband thotė se fitorja do tė arrihet kur forcat afgane tė jenė nė gjendje tė mbrojnė vendin e tyre. Por ndėrkohė talebanėt po bėjnė rezistencėn mė tė fuqishme tė viteve tė fundit ndaj forcave tė huaja. Kreu i forcabve tė armatosura britanike, Air Chief Marshall Sir Jock Stirrup, e pėrshkropi situatn nė Afganistan si jashtėzakonisht tė vėshtirė, nė veēanti nė provincėn e Helmandit ku operjonė shumica e 9 mijė ushtarėve britanikė. Synimi ėshtė qė kėtė vit tė arrihet pėrparim i dukshėm ndaj talibanėve. Ushtarakihst kjo ėshtė me rėndėsi jetėsore. Por sigurimi i vendosmėrisė politike dhe ruajtja e mbėshtetjes sė opinionit pėr kėtė betejė, po bėhen gjithashtu gjithmonė e mė tė rėndėsishme. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||