BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 10 korrik 2009 - 07:06 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Reagime tė ndryshme pėr vendimet e G8-s
 
Udhėheqėsit e G8-s
G8-a diskuton ndryshimin e klimės
Udhėheqėsit e G8-s kanė shkaktuar debate lidhur me atė se ēfarė kanė arritur nė fakt nė ēėshtjen e ndryshimit tė klimės.

Presidenti amerikan Barak Obama po pėrpiqet tė kapėrcejė trashėgiminė e mosverpimit amerikan lidhur me ngrohjen globale, tė lėnė nga paraardhėsi i tij George Bush.

Deri tani zoti Obama ka treguar se ai ėshtė me tė vėrtetė serioz lidhur me kėtė ēėshtje.

Duke folur nė samitin e L'Aquilas nė Itali ai e quajti atė sfida vendimtare e kohės sonė.

"Nė fund ne ndodhemi para njė zgjidhjeje, ose ta bėjmė vetė tė ardhmen tonė ose tė lėmė ngjarjet ta bėjnė atė pėr ne," tha zoti Obama.

Ai foli pėr atė qė ai e quajti "konsensus historik" qė u arrit pėr ndryshimet e klimės mes vendeve tė industrializuara dhe ekonomive nė zhvillim.

Ai tha se tė dyja kėto grupe vendesh ishin tė angazhuara qė tė punonim pėr kufizimin e rritjes sė temperaturės deri nė dy gradė celsius.

"Ne mund tė kthehemi nė debatet shterpė dhe ndarjet e vjetra, ose mund tė vendosim tė ecim pėrpara dhe ta pėrballojmė kėtė sfidė sė bashku," tha presidenti amerikan.

"Ėshtė e qartė nga pėrparimi i bėrė se ēfarė rruge ėshtė e preferuar dhe se ēfarė rruge kemi zgjedhur ne."

Dyshime

Udhėheqėsit e G8-s premtuan pėr tė ulur emetimet e gazit qė krijon efektin serė me 80 pėrqind brenda 40 vitesh dhe pėr tė mbajtur temperaturat globale brenda dy gradėve celcius tė nivelit para-industrial.

Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon, i tha BBC-sė se vendet e industrializuara nuk kishin bėrė aq sa duhej nė kėtė samit, pasi e kishin shtyrė shumė nė kohė afatin pėr vendosjen e kufizimeve pėr emetimin e gazrave.

Eksperti pėr ngrohjen globale, Dr. Rajendra Pachauri thotė se premtimet pėr reduktimin e nivelit tė emetimit tė gazrave ishin tė paqarta dhe afati ishte shumė i largėt.

Dr Pachauri, qė ėshtė kryetari i Panelit Ndėrqeveritar pėr Ndryshimin e Klimės, tha se objektivat e vendosur ishin gati tė pakuptimtė.

"Nėse mė pyesni mua ėshtė pėr t'u tallur," tha zoti Pachauri lidhur me angazhimet e samitit tė G8-s.

"Jam i ēuditur qė nuk shohin kotėsinė e asaj qė po ofrojnė me kėtė premtim duke mos pėrcaktuar tė paktėn bazėn, sepse, si mund tė thoni qė do tė arrini zvogėlimin e njė sasie tė caktuar nėse nuk pėrcaktoni se cili do tė jetė caku," tha ai.

Pra, a ėshtė marrėveshja e arritur nga udhėheqėsit e G8-s dhe udhėheqėsit e ekonomive kryesore nė zhvillim diēka pa thelb e pa kuptim?

Korrespondenti i BBC-sė pėr ēėshtjet ekonomike, Andrew Walker, i cili po ndjek samitin nė L'Aquila thotė se fjala pa kuptim ėshtė pak mė tepėr e ashpėr se sa duhet.

Andrew Walker: Mendoj se ajo qė pėrmendi G8-a si bazė nė deklaratėn e saj ishte viti 1990 apo viti pasardhės. Deklarata e bėrė nga grupimi mė i madh, qė pėrfshin ekonomitė nė zhvillim, nuk vendosi ndonjė bazė fare dhe sigurisht pėr shumicėn e vendeve emetimet vazhduan tė rriten pas viteve 1990, kėshtu qė nėse zgjidhni njė vit tė mėvonshėm do tė thotė se niveli i emetimeve nė fund pas njė uljeje 50 apo 80 pėrqind do tė ishte disi mė i lartė nėse zgjedh vitin 1990, qė ėshtė baza qė do tė donin shumica e veprimtarėve pro-mjedisit, madje edhe dr. Pachauri.

BBC: Dhe ata thanė se kėto janė objektivat e tyre, megjithėse ishin pak tė mjegullta, sepse ēėshtja e bazės nga niset ka qenė disi e paqartė. Por ata nuk thanė se si do ta arrijnė kėtė?

Andrew Walker: G8-a nė deklaratėn e saj dha njė farė shenje tė njė preference tė qartė pėr mekanizmat me bazė tregun, gjera si tregėtimi i karbonit, taksat, elemente nxitėse pėr tė inkurajuar mė shumė investime nė zhvillimin e teknologjive energjetike qė nuk emetojnė gazra. Pra, ėshtė e qartė se, tė paktėn G8-a, mendon se njė pjesė e konsiderueshme e pėrpjekjeve do tė vijnė nga sektori privat si reagim ndaj llojeve tė caktuara tė nxitėsve qė do tė krijohen nga politikat e qeverive pėr taksat dhe shpenzimet.

BBC: Por sa tė lidhura janė duart e udhėheqsve botėrorė nga recesioni i tanishėm ekonomik dhe kriza financiare.

Andrew Walker: Recesioni ka dy ndikime nė pėrpjekjet pėr tė goditur ndryshimin e klimės. E para, ėshtė njė largim vėmendjeje pėr sa i pėrket pėrpjekjeve politike pėr tė bėrė diēka tjetėr, e dyta sigurisht ėshtė fakti se goditja e ndryshimit tė kimės do tė thotė qė njerėzit duhet tė konsiderojnė mundėsinė, tė paktėn, qė tė ketė njė rritje mė tė ulėt nė standardin e jetesės ndoshta, nė disa raste, madje dhe uljen e standardeve tė jetesės. Dhe, sigurisht, t'u kėrkosh njerėzve tė konsiderojnė kėto gjera ėshtė njė sfidė mė e madhe politike nė njė kohė kur jemi nė recesion dhe njerėzit po i humbasin vendet e tyre tė punės.

 
 
LOKALE
G8-a pritet t'i shpallė luftė urisė
10 korrik 2009 | Faqja Kryesore
G8 bie dakord pėr limitin e ngrohjes globale
09 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Ban kritikon pėrpjekjet e G8-s pėr klimėn
09 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Nis punimet samiti i G8-ės
08 korrik 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake