|
PS me kushte pėr njohjen e rezultatit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Partia Socialiste nė Shqipėri thotė se PS-ja nuk ka fituar tė drejtėn pėr tė qeverisur vendin, por ka marrė detyrėn pėr tė
mos lejuar qė vendi tė qeveriset padrejtėsisht.
Zėdhėnėsja e PS-sė, Armela Ymeraj ka shtuar se PS-ja ka ankimuar nė KQZ vendimin pėr mos numėrimin e votave nė kutitė e mbetura tė panumėruara, ku kjo parti pretendon tė marrė mandatin e nėntė tė saj. PS-ja e ka kushtėzuar njohjen e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve pikėrisht me numėrimin e votave tė Fierit dhe rimarrjen e mandatit qė sipas saj po tentohet tė grabitet nga Partia Demokratike. Pas ankimimit nė KQZ- i hapet rruga ankimimit tė rezultatit dhe nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit nė Tiranė i cili ėshtė organi qė jep verdiktin pėrfundimtar. Reagimi demokrat I pyetur nga BBC-nė pėr kėtė deklaratė tė PS-sė, deputeti demokrat dhe njėherėsh kryetar i PD-sė pėr Tiranėn, Aldo Bumēi tha se Partia Socialiste ėshtė sovrane nė vendimin e saj dhe se ajo ka bėrė vlerėsimin e saj pėr zgjedhjet qė ditėn e parė, duke e cilėsuar procesin tė rregullt dhe se nuk ėshtė devijuar vullneti i zgjedhėsve. eė nuk mund tė ndryshojmė vullnetin e zgjedhėsve i cili e ka lėnė nė opzoitė Partinė Socialiste, " tha deputeti Bumēi, i cili ka shtuar se ende nuk ka veprime konkeret rreth koalicionit mes PD-sė dhe LSI-sė. Sot pritet qė KQZ-ja tė vendosė dhe pėr tabelat pėrmbyllėse pėr qarqet e Vlorės dhe Elbasanit. KQZ-ja ka pėrmbyllur procesin nė disa qarqe, mes tyre dhe pėr Tiranėn, ku dy partitė e mėdha PD dhe PS, kanė nga 15 mandate, ndėrkohė qė LSI-ja dhe PR-ja kanė nga 1 mandat pėr nė Kuvendin e Ri. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||