|
Ban kritikon pėrpjekjet e G8-s pėr klimėn
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon, ka kritikuar udhėheqėsit e tetė vendeve mė tė industrializura tė botės, grupimit
G8, pėr mosmarrjen e angazhimeve mė tė mėdha nė luftėn kundėr ndyrhsimeve klimatike.
Udhėheqėsit e G8-s, qė po takohen nė qytetin italian L'Aquila, ranė dakord tė mėrkurėn qė tė pakėsonin me 80 pėrqind emetimet deri nė vitin 2050. Po ashtu ata vunė si objektiv rritjen me jo mė shumė se dy gradė tė temperaturave globale. Z. Ban tha se ajo qė nevojitej, ishte zvogėlimi substancial dhe kjo duhej bėrė sa mė shpejt. Ai shtoi se vendet mė tė pasura tė G8-s duhet tė ndihmonin financiarisht vendet mė tė varfėra pėr tė luftuar ndotjen e mjedisit. Presidenti Barack Obama po organizon bisedime tė enjten me pesė vendet me ekonomitė mė tė mėdha nė zhvillim pėr kėtė ēėshtje. Kritika Ban Ki-moon i drejtoi kritikat ndaj udhėheqėsve tė G8-s nė njė intervistė pėr BBC-nė. Korrespondenti ynė diplomatik, James Robins, qė e intervistoi, tha se kreu i OKB-sė kishte folur pa doreza. Ai tha se tė gjithė udhėheqėsit e G8-ė, tė vendeve mė tė pasura dhe mė tė industrializuara, kishin pėrgjegjėsi hisorike pėr ngrohjen globale. Prandaj, shtoi z. Ban, tani ata duhet tė vihen nė krye dhe tė demonstrojnė vullnet politik nė mėnyrė qė tė arrihet sukes nė luftėn kundėr ngrohjes globale. Z. Ban tha se marrėveshja e arritur tė mėrkurėn nga udhėheėqsit e G8-s pėr tė synuar qė temperaturat globale tė mos rriten me mė shumė se 2 gradė celcius ishte e mirėpritur. Por ai shtoi se ata duhet tė binin dakord pėr vendosjen e objektivave mė ambicioze nė afat tė mesėm, pėr pakėsimin e emetimeve deri nė vitin 2020. Gjė qė, sipas tij, ata nuk kanė arritur ta bėjnė deri tani. Kreu i OKB-sė tha se tė gjithė ata qė po negociojnė pėr tė kufizuar ngrohjen globale, duhet tė shihnin jashtė kufijve tė vendeve tė tyre. Pasojat e ngrohjes globale, tha ai, nuk njohin kufij. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||