|
Obama kėrkon ndėrrim kursi
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan Barack Obama i ka kėrkuar ish-rivalit tė Luftės sė Ftohtė, Rusisė, qė ta lėrė pas 'lojėn e madhe' tė sė
shkuarės dhe tė bashkėpunojė pėr tė pėrmbushur synimet e pėrbashkėta.
Nė ditėn e dytė tė vizitės nė Moskė, presidenti amerikan bėri thirrje pėr njė Rusi tė fortė, paqėsore e tė begatė, qė punonte nė partneritet me Shtetet e Bashkuara. Duke folur nė njė shkollė ekonomike nė kryeqytetin rus, z. Obama tha se sfidat me tė cilat pėrballet bota sot, si ėshtė pėrhapja bėrthamore, kėrkonin partneriter global. Presidenti amerikan shtoi se ky partneritet do tė ishte mė i fuqishėm nėse Rusia do tė zinte vendin qė i takonte nė botė si fuqi e madhe. Ai theksoi rėndėsinė e lirisė sė fjalės, tė drejtės sė protestės dhe tė mbizotėrimit tė ligjit dhe shtoi se tė gjithė vendet, duke pėrfshirė dhe Ukrainėn e Gjeorgjinė, gėzonin tė drejtėn e sovranitetit. Takimi me Putin Presidenti Obama u takua mė herėt pėr herė tė parė me kryeministrin rus, Vladimir Putin. Shumė pak hollėsi janė mėsuar pėr atė qė u tha nė takim. Takimi i z. Obama me personin qė konsiderohet si mė i pushtetshmi nė Rusi, bėhet nė ditėn e dytė tė vizitės sė udhėheqėsit amerikan nė Moskė. Njoftohet se presidenti amerikan i tha z. Putin se ishte 'njė mundėsi e shkėlqyer" pėr tė forcuar marrėdhėniet. Nė ditėn e parė tė vizitės, z. Obama dhe presidenti rus, Dmitry Medvedev, nėnshkruan tetė marrėveshje tė ndryshme. Mes tyre ishte dhe njė marrėveshej nė parim pėr tė negociuar njė pakt tė ri pėr kontrollin e ēarmatimit, i cili do tė zėvednėsonte traktatin 18 vjeēar qė njihet si START. Presidenti rus Medvedev tha se dy udhėheqėsit ishin angazhuar pa rezerva pėr tė pakėsuar arsenalin e armatimit. Samit 'novator' Tė dy presidentėt e kishin bėrė tė qartė qė mė herėt se dėshironin njė pėrmirėsim dramatik nė marrėdhėniet mes dy vendeve tė tyre. Korrespondenti i BBC-sė nė Moskė, Richard Galpin, thotė se nė ditėn e parė tė kėtij samiti novator, duket se ata kanė bėrė njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė kėtė drejtim. Njė total prej tetė marrėveshjesh tė ndryhsme u nėnshkruan gjatė njė ceremonie nė njė sallė luksoze tė Kremlinit. Mė e rėndėsishmja ėshtė ajo e angazhimit pėr tė zėvedėsuar tė ashtuquajturin START, Traktatin e Reduktimit tė Armėve Strategjike tė cilit i skadon afati nė dhjetor. Plani ėshtė qė tė bihet dakord pėr njė marrėveshje tė re, e cila mund ta pakėsojė deri nė rreth 1500 pėr secilin vend, numrin e mbushjeve tė dislokuara bėrthamore. Presidneti Medvedev po ashtu ra dakord t'i lejonte amerikanėt qė tė transportonin pėr nė Afganistan armė dhe municione pėrmes territorit rus. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||