BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 05 korrik 2009 - 17:55 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ende pa rezultat final zyrtar pėr zgjedhjet
 
Selia e qeverisė
Njė javė pas mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare nė Shqiperi ende nuk ka njė rezultat pėrfundimtar zyrtar tė tyre.

Nė KQZ tė dielėn kanė vijuar mosmarrėveshjet mes anėtarėve tė opozitės dhe pozitės pėr numėrimin e kutive tė mbetura.

Sipas anėtarėve tė opozitės nė komision nė disa raste pa u numėruar tė gjitha kutitė e votimit janė hartuar tabelat pėrmbyllėse, ndėrkohė qė nė njė Komision Zonal tė Vlorės ende nuk ėshtė mbyllur procesi i hartimit tė tabelave pėrmbyllėse tė rezultatit pėrfundimtar duke shkelur ligjin.

Opozita e konsideroi tė jashtėligjshėm dhe rezultatin paraprak tė KQZ-sė dhėnė nga zėdhėnėsi i tij pak ditė mė parė, ku sipas tij PD-ja dhe koalicioni i saj kishin siguruar 71 mandate nė Kuvendin e Ri.

Me shpalljen e rezultatit paraprak tė KQZ-sė, koalicioni PD-sė ėshtė zgjeruar dhe me LSI-nė.

Kjo e fundit do tė mbledhė tė martėn forumet e saj pėr tė pėrcaktuar detajet e bashkėqeverisjes me PD-nė.

Reagon Rama

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama kritikoi marrėveshjen mes Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe koalicionit Aleanca e Ndryshimit pėr tė formuar qeverinė e re.

Zoti Rama tha se “kjo ėshtė njė qeveri e re qė lind nga grahmat e politikanėve tė vjetėr”.

“Pėrpjekja pėr numėrimin e ēdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orė pas ore prej 6 ditėsh kėtė proces, ndėrsa Ilir Meta nxitoi tė bėhej paterica e kryeministrit tė rrėzuar duke ngritur nė kėmbė qeverinė e Gėrdecit”, tha kryetari i Partisė Socialiste nė njė konferencė pėr shtyp.

Sipas tij, “zgjedhjet janė tė deformuara dhe se Partia Socialiste do tė bėjė gjithēka pėr tė zbardhur tė vėrtetėn, duke u dhėnė shqiptarėve mundėsinė tė lexojnė deri nė fund atė ēfarė kanė vendosur ditėn e zgjedhjeve”.

LSI-ja i hodhi poshtė kritikat dhe sipas saj, zoti Rama ėshtė pėrgjegjės pėr humbjen e tė majtės.

Marrėveshja

Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha si dhe kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta u shprehėn hapur pėr krijimin e njė koalicioni mes forcave te tyre politike nga i cili do te dalė edhe kabineti i ri qeverisės.

Ishte fillimisht zoti Berisha ai qė nė njė dalje publike ftoi zyrtarisht Metėn tė hynte nė koalicion me tė.

Vetėm gjysmė ore mė pas kreu i LSI-sė iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė zotit Berisha.

Ai tha se “e kishte pranuar kėtė ftesė nė mėnyrė qė vendi tė mos shkonte drejt krizės”.

Zoti Meta theksoi se “negociatat do tė jenė transparente dhe se kushti i LSI-sė pėr Berishėn do tė ishte reformimi per integrimin evropian”.

Kryetari i PD-sė Sali Berisha kishte deklaruar mė parė se LSI i plotėson tė gjitha kushtet pėr njė koalicion me tė djathėn, pasi programi i saj ėshtė i ngjashėm me atė tė PD-sė.

Ai theksoi se “koalicioni do tė funksionojė dhe se qeveria do tė ketė baza solide, pikėrisht pėr shkak tė shtyllave kryesore tė programit qe janė tė pėrbashkėta”.

Zgjedhjet e 28 qershorit pritet tė nxjerrin njė rezultat tė ngushtė mes dy forcave kryesore politike nė vend, ndėrkohė qė njoftimet papraprake tė KQZ-sė i japin njė numėr mė tė madh mandatesh koalicionit Aleanca pėr Ndryshim e udhėhequr nga Partia Demokratike.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake