BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 04 korrik 2009 - 00:30 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rezultati paraprak "nuk pranohet" nga opozita
 
KQZ
Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Tiranė, Leonard Olli, ka shpallur rezultatin paraprak tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

Zoti Olli tha se Aleanca pėr Ndryshim e kryesuar nga Partia Demokratike, ka marrė 46.9% tė votave ose 71 mandate pėr Kuvendin e ri. Ndėrsa Bashkimi pėr Ndryshim i kryesuar nga Partia Socialiste ka marrė 45.36% tė votave ose 65 vende nė parlament dhe Aleanca Socialiste pėr Integrim ka marrė 5.56% ose 4 mandate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon tė numėrojė kutitė e votimit tė ardhura nga dy zona nė Qarkun e Lezhės dhe Qarkun e Fierit.

Deri nė shpalljen e rezultatit paraprak ishin numėruar votat nė 4704 qendra votimi nga 4753.

Sipas zėdhėnėsit tė KQZ-sė afro 50% e elektoratit ka marrė pjesė nė votime.

Kundėrshtime

Opozita e ka kundėrshtuar shpalljen e rezultateve. Ajo pret qė tė numėrohen tė gjitha votat.

Presidenti i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, e cilėsoi deklarimin e KQZ-sė si “provokim nga ana e kryeministrit Sali Berisha". Sipas zotit Ruēi shpallja e rezultatit paraprak ishte "e paligjshme dhe e pavėrtetė".

Edhe anėtarėt e opozitės nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve e konsideruan tė paligjshėm shpalljen e rezultatit nga zėdhėnėsi i KQZ-sė.

Ata thanė se procesi i numėrimit tė votave nuk ka pėrfunduar, procesi vazhdon dhe se rezultati mund tė jepet pas numėrimit tė gjithė votave dhe pas pėrfundimit tė ankimimeve.

Procesi

Mė herėt zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, kishte thėnė se rezultati pėrfundimtar do tė jepej kur tė pėrfundojė gjithė procesi dhe procedurat e ankimimit sipas Kodit Zgjedhor.

Nė ditėn e gjashtė tė kėtij procesi, SHBA pėrmes ambasadorit nė Tiranė, John Withers, bėnė thirrje pėr pėrfundimin nė mėnyrė tė rregullt, jo partiak dhe profesional tė procesit tė numėrimit tė votave.

Zgjedhjet janė njė test pėr tė konfirmuar kredencialet demokratike tė Shqipėrisė dhe Bashkimi Evropian ka thėnė se njė proces i rregullt do ta ndihmojė vendin qė t'i afrohet mė shumė Evropės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake