|
Ofensivė e madhe e SHBA nė Afganistan
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Forcat amerikane nė Afganistan kanė filluar njė operacion tė madh i cili sipas tyre ka pėr qėllim rivendosjen e pranisė sė
tyre nė disa rajone tė kontrolluara nga talibanėt.
Autoritetet ushtarake amerikane thonė se rreth 4 mijė marinca amerikan dhe rreth 600 personel ushtarak afgan janė tė pėrfshirė nė operacion tė mbėshtetur edhe nga avionė dhe helikopterė amerikan. Operacioni filloi nė mesnatė me hyrjen e njėsiteve tė marincave nė Luginėn Helmand me helikopterė dhe makina tė rėnda transporti ndėrkohė qė avionė luftarak tė NATO-s siguruan mbrojtjen nga ajri. Nė nė deklaratė zyrtare, komandanti i marincave amerikan nė Afgansitan, gjeneral Lari Nikollson tha se ajo qė ndryshon nė kėtė operacion ėshtė madhėsia e forcės dhe shpejtėsia me tė cilėn po dislokohet ajo si dhe fakti se trupat do te krijojnė bazat ushtarake nė qytete apo fshatra ku do tė mund tė qėndrojnė mė gjatė. Presidenti Obama ka rritur numrin e forcave amerikane nė Afgansitan dhe duket se ato do tė dyfishohen brenda vitit duke arritur shifrėn prej 68 mijėve. Por ai gjithashtu ėshtė duke ndihmuar nė pėrpjekjet pėr zgjerimin e kontrollit mbi vendin dhe zvogėlimin e numrit tė civilėve
qė vriten apo plagosen si rezultat i operacioneve ushtarake. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||