BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 02 korrik 2009 - 09:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Prishtina kritikon vlerėsimet e Tadiqit
 
Hashim Thaēi
Vlerėsimet e Beogradit konsiderohen destruktive nga Prishtina zyrtare
Udhėheqėsit kosovarė kanė reaguar ndaj vlerėsimeve tė kabinetit tė presidentit serb, Boris Tadiq, sipas tė cilit nuk ka kushte qė serbėt tė dalin nė zgjedhjet lokale qė do tė mbahen nė gjysmėn e muajit nėntor nė Kosovė.

Presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilėsuar qėndrimin e homologut tė tij serb vazhdimėsi tė polikės destruktive tė Serbisė ndaj Kosovės.

“Mendoj se ėshtė njė provė plus pėr tė dėshmuar qasjen joracionale dhe tė padrejtė qė ka (Tadiq) edhe ndaj serbėve tė Kosovės, sepse nė kėtė mėnyrė ai bėn pėrpjekje t’i mbajė peng lėvizjet e tyre dhe kthimin kah realiteti.

Nė tė njejtėn kohė mund tė them se ėshtė njė qasje qė i kundėrvihet pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė ndihmuar serbėt e Kosovės nė kuadėr tė proceseve tė rėndėsishme qė zhvillon Kosova”, deklaroi presidenti Sejdiu.

Nė tė njejtėn linjė ka qenė edhe reagimi i kryeministrit Hashim Thaēi. Ai ka pėrsėritur ftesėn e tij drejtuar qytetarėve serbė qė tė dalin nė zgjedhje dhe tė kontribuojnė pėr tė ardhmėn e tyre nė Kosovė.

“Mesazhi i presidentit Tadiq ėshtė njė mesazh i keq qė pėrkon me mentalitetin e politikės sė kaluar tė Beogradit.

Ne i kemi ftuar serbėt qė tė jenė pjesė e institucioneve dhe janė pjesė e institucioneve, po integrohen nė shoqėrinė e re demokratike kosovare.

Vet rikthimi i policėve serbė nė institucionet e Kosovės tregon se ne po ndėrtojmė shtet demokratik, shtet modern, shoqėri multietnike, me perspektivė tė sigurtė pėr t’u integruar nė NATO dhe Bashkim Evropian”, u shpre kreu i qeverisė.

Pėr shefin e grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė opozitė, Ardian Gjini, deklarata e presidentit Tadiq ėshtė hapje e njė piste pėr negociim tė kushteve pėr daljen e serbėve nė zgjedhje.

Kjo sipas tij ėshtė njė politikė e gabuar e Beogradit, qė shkon nė dėm tė vet serbėve.

“Ėshtė hapje e vijės pėr negociim tė krijimit tė kushteve, mendoj se e ka gabim, Kosova nuk duhet tė negociiojė mė tepėr, tė gjitha kushtet pėr pjesėmarrjen e serbėve janė pjekur dhe serbėt duhet tė jenė vet ata qė do tė vendosin a do tė marrin pjesė nė zgjedhje apo jo”, tha deputeti Gjini.

Serbėt e Kosovės ndėrkaq mbeten tė ndarė tė dysh sa i pėrket pjesėmarrjes sė tyre nė zgjedhje. Kundėrshtimi mė i ashpėr ndaj daljes nė votime vie nga pėrfaqėsuesit e serbėve nė veri tė Kosovės.

Njėri nga ata, Marko Jakshiq e ka vlerėsuar tė drejtė mesazhin e presidentit Tadiq.

“Mendoj se vendimi i presidentit Tadiq ėshtė i drejtė. Ndoshta ai vendim do tė ishte i kompletuar sikur t’i ftonte edhe tė gjithė serbėt qė janė nė Kuvendin dhe Qeverinė e shtetit tė vetshpallur tė Kosovės qė t’i braktisin ato institucione, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė ai do tė ishte absolutisht i plotė.

Sidoqoftė unė besoj qe edhe anėtarėt dhe simpatizuesit e Partisė Demokratike do ta dėgjojnė presidentin e tyre dhe nuk do tė paraqiten nė kėto zgjedhje, sepse dalja e serbėve nė kėto zgjedhje do tė nėnkuptonte qė ata do tė legalizojnė dhe do tė legjitimojnė njė krijesė parashtetėrore separatiste, me tė cilėn nuk pajtohet politika e shtetit dhe qeverisė sė Serbisė”, ka deklaruar Jakshiq.

Por Sllobodan Petroviq nga Partia Liberale Serbe, e cila ėshtė pjesė e Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės, ka qėndrim krejtėsisht tjetėr. Ai thotė se integrimi i serbėve nė institucionet e vendit ėshtė rruga e vetme pėr pėrmirėsimin e jetės sė tyre.

“Unė e shfrytėzoj kėtė rast qė t’u bėjė thirrje tė gjithė atyre njerėzve tė cilėt kanė ndėrmend qė tė jenė pjesė e kėsaj shoqėrie dhe tė kenė ardhmėri mė tė mirė, duhet thjeshtė tė kenė njė vision tė vetin dhe tė luftojnė qė e nesėrmja tė jetė mė e mirė. Porosia jonė ėshtė qė kjo mund tė bėhet pėrmes institucioneve.

Gjithsesi mesazhi i presidentit Tadiq nuk ėshtė trimėrues pėr nė anėn tjetėr neve na jep tė drejtėn qė tė marrim pjesė mė aktive nė fushatėn pėr zgjedhjet lokale”, tha z.Petroviq.

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq beson se presidenti serb Tadiq nuk do t’i porosisė serbėt qė tė bojkotojnė zgjedhjet e Kosovės.

Sipas saj, deklarata e tij se nuk ka kushte pėr daljen e serbėve nė zgjedhje, bėhet pėr tė kushtėzuar autoritetet ndėrkombėtare dhe vendore nė Prishtinė qė tė pėrmbushin premtimet e tyre pėr formimin e komunave tė reja serbe me procesin e decentralizimit.

“Mendoj se presidenti Tadiq vlerėson se z.Pieter Feith si pėrfaqėsues i lartė i Bashkimit Evropian, institucionet e pėrkohshme tė Kosovės dhe udhėheqja e Prishtinės, janė plotėsisht tė padrejtė kur bėhet fjalė pėr procesin e decentralizimit dhe nė kėtė mėnyrė ai po vė kushtet e tij pėr decentralizimin.

Pėrndryshe nuk pres qė nė mėnyrė tė prerė ai do tė jetė kundėr zgjedhjeve, nė qoftė se plotėsohen kushtet dhe ne marrim ato hapėsira territoriale si dhe ndėrtohet infrastruktura pėr institucionet qė do tė formohen me process tė decentralizimit”, u shpreh zonja Trajkoviq, e cila mbėshtet plotėsisht daljen e serbėve nė zgjedhje.

Zyra Civile Ndėrkombėtare, nuk ka pranuar tė komentojė qėndrimin e presidentit tė Serbisė.

Por zėdhėnėsi i ICO-s, Andy McGuffie tha pėr BBC-sė se ata dhe qeveria po vazhdojnė pėrgatitjet pėr themelimin e komunave tė reja qė do tė udhėhiqen nga serbėt.

“Sa u pėrket zgjedhjeve lokale tė nėntorit, Zyra Civile Ndėrkombėtare vlerėson se ato janė njė mundėsi e mirė pėr tė gjithė qytetarėt, posaēėrisht pėr komunitetin serb pėr tė ushtruar tė drejtėn e tyre demokratike dhe pėr tė thėnė fjalėn e tyre pėr ēėshtje praktike qė janė nė interesin e tyre”, tha McGuffie.

Themelimi i pesė komunave tė reja me shumicė serbe dhe zgjerimi i njė komune ekzistuese tė parapara me planin e Ahtisarit, sipas Prishtinės zyrtare do tė varet nga gatishmėria e serbėve pėr tė bashkėpunuar me institucionet e vendit dhe pjesėmarrja e tyre nė zgjedhje.

Analisti serb, Sllavisha Orloviq thotė se qėndrimi i Beogradit pėr integrimin e serbėve nė institucionet e Kosovės nuk do tė ndryshojė pėrderisa Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė mos deklarohet nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, siē pretendon Serbia.

“Thjesht bėhet fjalė pėr atė se nė rrethanat kur pritet pėrgjigjja nė kėrkesėn e Serbisė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, dalja e serbėve nė zgjedhje do tė nėnkuptonte integrimin formal tė serbėve nė institucionet e Kosovės, ndėrsa ēėshtje tjetėr ėshtė tė pritet dhe tė shihet a ka hapėsirė pas vendimit tė Gjykatės pėr tė kėrkuar njė zgjidhje kompromisi.

Kjo ėshtė ajo strategjia pėr tė cilėn ėshtė pėrcaktuar pala serbe”, tha analisti serb.

Sipas tij, serbėt e Kosovės duhet tė marrin pėrgjegjėsinė mbi vete dhe tė vendosin vet nėse duan tė dalin nė zgjedhje dhe tė integrohen nė institucionet e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake