|
India legalizon homoseksualėt
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjykata e Lartė nė Indi ka legalizuar homoseksualizmin, duke e shpallur tė pavlefshėm njė ligj qė kishte mbetur qė nga periudha
koloniale.
Gjykata vendosi se krimininalizimi i deritanishėm i homoseksualizmit pėrbėnte shkelje tė lirive themelore tė njeriut. Vendimi u prit me entuziazėm nga aktivistėt qė mbrojnė tė drejtat e homoseksualėve. Korrespondenti i BBC-sė nė Delhi thotė se sipas tė gjitha gjasave ky vendim do tė apelohet, pasi India vazhdon tė jetė njė vend shumė konservator. Thuajse tė gjithė udhėheqėsit fetarė nė Indi besojnė se homoseksualizmi duhet tė jetė i jashtėligjshėm. Teorikisht, nė Indi, personat qė ndiqen penalisht pėr akte homoseksualizmi, mund tė dėnohen me gjobė apo deri me dhjetė vjet burgim. Mirėpo, nė praktikė shumė pak prej tyre janė dėnuar. Dėnimet nė disa vende tė tjera janė edhe mė drastike. Organizatat qė mbrojnė tė drejtat e homoseksualėve, thonė se tė paktėn 80 vende nė tė gjithė botėn e konsiderojnė homoseksualizmin tė paligjshėm, 72 prej tyre parashikojnė dėnime me burg, ndėrsa nė pesė vende, nė Iran, Mauritani, Arabinė Saudite, Sudan dhe Jemen, ėshtė nė fuqi dėnimi me vdekje. Dėnimi me vdekje ėshtė nė fuqi nė disa zona tė Nigerisė dhe Sudanit. Grupet e tė drejtave tė njeriut kanė shprehur gjithashtu shqetėsim pėr situatėn nė Irak ku, sipas tyre, kaosi i viteve tė fundit iu ka lėnė dorė tė lirė skuadrave tė vdekjes qė tė vrasin homoseksualė apo lezbike, pa u ndėshkuar. Kėto grupe thonė se qeveria nė Iran vazhdon tė ekzekutojė homoseksualė, pėrfshirė edhe adoleshentė. Njė numėr i madh homoseksualėsh dhe lezbikesh nga Irani kanė kėrkuar azil politik nė vende tė tjera. Megjithatė, organizatat qė mbrojnė tė drejtat e njeriut, thonė se nė shumė vende janė shėnuar pėrparime nė respektimin e tė drejtave tė homoseksualėve. Kina e hoqi homoseksualizmin nga kodi penal nė vitin 1997 dhe tani nė kėtė vend ka shumė klube, bare, apo faqe interneti tė homoseksualėve apo lezbikeve. Gjithashtu, edhe nė vendet mė tė zhvilluara homoseksualėt thonė se po fitojnė gjithnjė e mė shumė tė drejta. Nė regjistrimin e popullsisė vitin e ardhshėm nė Shtetet e Bashkuara pėr herė tė parė do tė regjistrohen edhe martesat mes personave tė tė njėjtit seks. Grupet qė bėjnė fushatė pėr tė drejtat e homoseksualėve, thonė se kjo do t'i hapė sytė e amerikanėve pėr numrin e vėrtetė tė homoseksualėve dhe lezbikeve qė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||