BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 02 korrik 2009 - 14:45 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Akuza tė ndėrsjella pėr tensione
 
Kreu i PD-sė Sali Berisha dhe kreu i PS-sė Edi Rama
Berisha e Rama akuzojnė njeri-tjetrin
Udhėheqėsit e dy partive kryesore kundėrshtare nė Shqipėri kanė akuzuar njeri-tjetrin pėr nxitje tė tensioneve ndėrsa janė shtuar kontestimet nė numėrimin e votave.

Udhėheqėsi i koalicionit tė djathtė dhe kryeministri i deritanishėm Sali Berisha akuzoi kreun e partisė Socialiste (PS) tė opozitės Edi Rama se po kėrkon ta pėrcaktojė me dhunė rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit.

"Ky ėshtė njė akt i shėmtuar," tha zoti Berisha nė njė konferencė shtypi duke iu referuar deklaratave tė kreut tė opozitės pėr mbrojtjen e votave.

Kreu i opozitės Rama pretendon se "standardet janė thyer dhe janė tė papranueshme".

Ai e akuzoi zotin Berisha se po tenton me dhunė tė zgjasi procesin e numėrimit tė votave.

Ai u kėrkoi mbėshtesėve tė tij qė tė veprojnė me gjakftohtėsi pėr tė ruajtur votėn e hedhur me 28 qershor dhe tha se ēdo kundėrshtim i socialistėve do tė bėhet me rrugė ligjore.

Thirrje pėr gjakftohtėsi bėri edhe zoti Berisha dhe tha se do tė pranonte rezultatin e zgjedhjeve qė do tė nxjerrė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatė ai tha se shumica qeverisėse ka shumicėn e duhur pėr tė qeverisur edhe pėr njė mandat tė ri.

"Nuk kam fituar sa do tė doja, por do tė eci drejt koalicioneve," tha kryeministri Berisha.

Sipas rezultateve paraprake tė deritanishme, kur mbeten ende edhe njė numėr i vogėl kutish me vota pėr t'u numėruar, Aleanca pėr Ndryshim e drejtuar nga PD-ja ka 70 deputetė, Bashkimi pėr Ndryshim i drejtuar nga PS-ja ka 66 deputetė dhe Aleanca Socialiste pėr Integrim e drejtuar nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) ka 4 deputetė.

Nė parlamentin me 140 deputetė, grupimi qė ka shumicėn prej 71 deputetėsh ose mė shumė mund tė formojė qeverinė e ardhshme.

Tensione

Kryetarėt e dy partive kryesore rivale flisnin pas njė nate me tensione nė qytetin e Fierit, ku kishin ngelur dhe disa kuti votimi pėr t'u numėruar.

Tensionet u shkaktuan pas njė vendimi tė komisionit zonal pėr tė dėrguar nė KQZ pėr t'u numėruar disa kuti tė debatueshme.

Mbėshtetės socialistė u grumbulluan pėr disa orė pėrpara Komisionit Zonal duke mos lejuar tėrheqjen e kutive tė votimit pėr nė KQZ.

Tensionet vijuan deri pas mesnate kur kandidatėt pėr deputetė tė PS-sė kanė bindur mbėshtetėsit e tyre qė tė tėrhiqen dhe tė lejojnė kutitė qė tė tėrhiqen pėr nė Tiranė.

Opozita shpreh frikėn e manipulimeve duke pretenduar se mund t'i merret me pa tė drejtė njė mandat nė Fier, gjė qė do tė ndryshonte ekujlibret nė rezultatin pėrfundimtar.

Rezultati i ngushtė paraprak, ndėrsa asnjė nga koalicionet e mėdha nuk ka ende votat e mjaftueshme pėr tė formuar qeverinė e ardhshme, ka vėnė nė qendėr tė vėmendjes lėvizjet e LSI-sė me katėr mandate pėr deputetė, qė mund tė ndikojė nė koalicionin e ardhshėm qeverisės.

Kreu i LSI-sė Ilir Meta minimizoi deklaratat mė tė fundit tė njė kandidati tė LSI-sė, Dritan Prifti, se do tė ofronte mandatin e tij nė favor tė koalicionit tė djathtė.

Zoti Meta i quajti deklaratat e zotit Prifti si emocionale dhe konfirmoi se nuk kishte ndryshim qendrimi tė LSI-sė, e cila para zgjedhjeve ka deklaruar se nuk hyn nė koalicion me PD-nė.

 
 
LOKALE
Barazim vendesh mes dy kampeve
01 korrik 2009 | Rajoni
PS e PD pėrplasen pėr rezultatin
01 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Numėrimi i votave i afrohet fundit
30 qershor 2009 | Rajoni
Partosh komenton raportin
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Zėdhėnėsi i OSBE-ODIHR-it flet pėr BBC-nė
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
BE: Zgjedhje pozitive
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Pritet rezultati i zgjedhjeve nė Shqipėri
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake