BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 01 korrik 2009 - 15:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
PS e PD pėrplasen pėr rezultatin
 

 
 
KQZ
KQZ ende nuk ka dalė me rezultat zyrtar pėrfundimtar
Tri ditė pas votimit nė zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, dy partitė rivale kanė bėrė deklarata tė kundėrta lidhur me rezultatin e mundshėm tė votimit.

Ende nuk ka njė pėrfundim zyrtar tė rezultatit tė zgjedhjeve.

Tė mėrkurėn pasdite dy partitė kryesore qė pretendojnė se janė fituese tė zgjedhjeve, Partia qeverisėse Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) e opozitės, kanė ngritur tonet dhe akuzat nė drejtim tė njėra-tjetrės.

Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė PD-sė, Majlinda Bregu shpalli fitoren e koalicionit Aleanca pėr Ndryshim me 71 mandate.

“Nuk ka mė dyshim qė maxhoranca aktuale dhe koalicioni Aleanca pėr Ndryshim do tė qeverisin Shqipėrinė pėr katėr vitet e ardhshme,” tha zonja Bregu nė njė prononcim pėr median.

“Kemi 71 mandate,” tha ajo.

Zonja Bregu ftoi Komisionin Qėndror Zgjedhor dhe Komisionet Zonale tė Administrimit tė Zgjedhjeve pėr tė pėrfunduar procedurat dhe pėrllogaritjet e fundit pėr tė konfirmuar rezultatin e pretenduar nga PD-ja.

PS-ja ka hedhur poshtė deklarimin e fitores nga PD-ja, duke e konsideruar veten fituese tė zgjedhjeve.

“Ėshtė njė shprehje ogurzezė e njė plani ogurzi pėr tė grabitur fitoren tonė," tha Ditmir Bushati, kandidat i PS-sė pėr deputet duke komentuar deklaratat e zėdhėnėses sė PD-sė.

"Jo vetėm qė PD-ja nuk i ka 71 mandate, por dhe nė 70 qė numėron pėr momentin, ka mandante qė s’janė tė sajat, por tonat,” tha zoti Bushati duke paralajmėruar se PD-ja po pėrgatit manipulime.

"Nėse do tė vazhdojė kjo situatė atėherė do tė ketė njė reagim tė fuqishėm opozitar," tha pėrfaqėsuesi i PS-sė.

KQZ-ja tha se shumica e numėrimit tė votave nė disa qarqe ka pėrfunduar normalisht, ndėrkohė qė situata ėshtė pėrqėndruar nė disa kuti votimi nė Fushė Kuqe tė qarkut tė Lezhės, nė Bushat tė Shkodrės dhe nė Fier.

Dy partitė kryesore politike akuzojnė njėra-tjerėn pėr bllokim tė procesit, ndėrkohė qė KQZ-ja po ndjek nga afėr situatėn dhe thotė se po merr masat pėrkatėse pėr ta zhbllokuar.

Rezultati i ngushtė i publikuar nga KQZ-ja ndėrsa ka vazhduar ngadalė numėrimi i vota i kishte bėrė dy udhėheqėsit e partive kryesore, Sali Berishėn e PD-sėa dhe Edi Ramėn e PS-sė, tė ishin tė kujdesshėm nė deklarimet e tyre.

Tė dy udhėheqėsit pėrshėndetėn ecurinė e votimeve dhe u bėnė thirrje mbėshtetėsve tė tyre tė prisnin me durim deklarimin e rezultateve pėrfundimtare.

Duket se me kalimin e kohės polemikat po shtohen dhe ty dyja palėt akuzojnė njėra-tjetėrn pėr pengim tė ecurisė sė numėrimit tė votave.

 
 
LOKALE
Barazim vendesh mes dy kampeve
01 korrik 2009 | Rajoni
Numėrimi i votave i afrohet fundit
30 qershor 2009 | Rajoni
Partosh komenton raportin
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Zėdhėnėsi i OSBE-ODIHR-it flet pėr BBC-nė
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
BE: Zgjedhje pozitive
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Bregu e Islami pėr procesin zgjedhor
29 qershor 2009 | Rajoni
OSBE: Zgjedhjet test pėr Shqipėrinė
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake