Botuar: E martė, 30 qershor 2009 - 06:34 CET
Gjashtė vjet pas pushtimit qė rrėzoi Saddam Hussein, trupat irakiane kanė marrin kontrollin e sigurisė ndėrsa forcat amerikane janė tėrhequr nga qendrat urbane nė vend.
Kryeministri irakian, Nouri al-Maliki, e ka shpallur tė martėn si ditė tė sovranitetit kombėtar dhe e ka shpallur ditėn ditė publike.
Nė Bagdad ka patur festime dhe fishekzjarre.
Si irakianėt dhe amerikanėt e pėrshėndesin kėtė si moment tė madh dhe tė rėndėsishėm.
Roli ushtarak i SHBA-sė tani do tė kufizohet tek trajnimi dhe operacionet e pėrkrahjes nga njė numėr i vogėl trupash.
Tė tjerėt janė rivendosur nė baza jashtė kufijve tė qyteteve, duke ia lėnė sigurinė e pėrditshme irakianėve.
Intensifikim i dhunės
Nėse forcat irakiane do tė ndeshin nė ndonjė problem dhe do tė kenė nevojė pėr ndihmė, ata mund tė thėrrasin amerikanėt.
Ndėrsa afronte fundi i afatit, nė Irak ka patur njė rritje tė papritur tė sulmeve me bomba.
Rreth 250 vetė janė vrarė nė njė valė sulmesh nė prag tė tėrhqjes amerikane, kryesisht nė zonat shiite
Por kjo nuk ėshtė ajo lloj dhune pėr tė cilėt amerikanėt mund tė bėjnė ndonjė gjė.
Autoritetet irakiane kanė besim se forcat e tyre tė sigurisė do tė mund ta pėrballen me kėtė gjendje.