http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 30 qershor 2009 - 08:07 CET

BE: Zgjedhje pozitive

Bashkimi Evropian e ka vlerėsuar procesin e zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri si pozitiv.

Cristina Gallack, zėdhėnėsja e Pėrfaqėsuesit tė Lartė tė BE-sė pėr ēėshtje tė politikės sė jashtme dhe sigurisė, Havier Solana, thotė se Brukseli vlerėson zgjedhjet e sė dielės dhe pret qė pasi tė numėrohen votat tė krijohet njė qeveri qė tė funksionojė.

Ragip Luta bisedoi me zonjėn Gallack.

BBC: Cili ėshtė verdikti nga Brukseli pėr zgjedhjet nė Shqipėri?

Cristina Gallack: Nė kėtė moment ne nuk mund tė kemi njė verdikt, por ajo qė mund tė themi ėshtė se ne mirėpresimin pėrmirėsimin e pėrgjithshėm qė ėshtė arritur nė zgjedhjet qė u zhvilluan tė dielėn. Nė veēanti ne duam tė theksojmė se administrimi i procesit tė zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithatė ne duam tė presim edhe pak pėr tė pasur njė pikėpamje mė tė pėrgjithshme.

BBC: Zgjedhjet po shihen si provė e kredencialeve demokratike tė Shqipėrisė, ēfarė mendoni pėr kėto kredenciale deri nė kėtė moment?

Cristina Gallack: Mendoj se pėr Shqipėrinė zgjedhjet janė shumė tė rėndėsishme dhe ne jemi tė kėnaqur se udhėheqja i mori ato shumė seriozisht, organizimi dhe fakti qė vėzhgimi po nxjerr vlerėsime pozitive deri tani. Pra, sė pari, ne duhet tė urojmė popullsinė e vendit pėr angazhimin nė njė proces qė ne dėshironim qė tė ishte i drejtė dhe transparent, qė ne mendojmė se ashtu ishte. Megjithatė ne do tė presim edhe pak mė shumė pėr tė pasur njė vlerėsim tė pėrgjithshėm. Ne e kuptojmė dhe e vumė re se udhėheqja e mori kėtė proces zgjedhor shumė seriozisht.

BBC: A keni ndonjė shqetėsim pėr ditėt nė vazhdim?

Cristina Gallack: Ne do tė dėshironim shumė qė tė gjitha aspektet qė misioni vėzhgues i ODIHR-it po vė nė dukje tė merren nė shqyrtim, dhe ndoshta pas kėsaj ne do tė mund tė bėjmė komente mė tė qarta.

BBC: A keni ndonjė porosi pėr udhėheqėsit politikė nė Tiranė?

Cristina Gallack: Mesazhi ėshtė gjithnjė se zgjedhjet janė njė moment pėr tė qenė pozitiv, sepse ėshtė populli qė shpreh dėshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udhėheqja duhet tė jetė e hapur, duhet tė garantojė qė pasi tė numėrohen votat tė krijohet njė qeveri qė tė funksionojė, qė tė respektojė vullnetin e popullit dhe qė tė ketė njė pėrparėsi tė qartė, atė tė pėrparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo pėrparėsi ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ne mendojmė se ajo duhet tė ndėrtohet mbi zbatimin e reformave pėrfshirė ēdo gjė qė lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj unė, do tė jenė gjerat mė tė rėndėsishme qė qeveria e re do tė duhet tė prodhojė.