BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 30 qershor 2009 - 12:32 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Partosh komenton raportin
 
Gabriel Partosh
Z. Partosh thotė se disa probleme janė pėr shkak tė sistemit tė ri
Analisti i njohur pėr ēėshtjet e Ballkanit Gabriel Partosh komenton raportin paraprak tė vėzhguesve ndėrkombėtarė pėr procesin zgjedhor nė Shqipėri.

Raporti paraprak i vėzhguesve u bė publik ditėn e hėnė nė Tiranė.

Me zotin Partosh bisedoi Gėzim Guri.

BBC - Si e lexoni raportin paraprak tė vėzhguesve tė huaj pėr procesin e deritanishėm zgjedhor nė Shqipėri.

Gabriel Partosh Mendoj se gjykimi paraprak ėshtė se zgjedhjet shėnuan njė fazė tjetėr nė maturinė e Shqipėrisė si njė vend demoraktik me njė sistem tė drejtė zgjedhjesh, por ka ende probleme qė mbeten pezull dhe se ky ėshtė njė proces gradual qė nuk ka ndryshuar nga njė zgjedhje tek tjetra. Pra, pėr tė pėrdorur klishenė, ėshtė e qartė se ka vend pėr pėrmirėsim.

BBC - Ju keni parė shumė raporte tė vėzhguesve pėr zgjedhje nė Shqipėri ndėr vite. Si e lexoni ju gjuhėn e kėtij raporti paraprak?

Gabriel Partosh Pėrsėri e them se shėnon njė pėrmirėsim, por nga ana tjetėr ka njė ndjenjė zhgėnjimi qė pėrmirėsimi nuk ka qenė aq i madh sa do tė kishin pritur disa vėzhgues apo disa politikanė apo zyrtarė tė BE-sė qė ndjekin nga afėr ngjarjet nė Shqipėri. Mendoj se kjo i atribohet pjesėrisht sistemit tė ri tė zgjedhjeve, qė pėr momentin i ka bėrė disa gjėra mė tė komplikuara.

BBC - A ka ndonjė aspekt tė raportit paraprak qė ju ka befasuar, pra ndonjė element qė ju mendoni se autoritetet nė Shqipėri mund tė kishin vepruar mė mirė pėr kėto zgjedhje?

Gabriel Partosh Sigurisht qė organizimi i njė sistemi tė ri zgjedhjesh, numėrimi i votave, dhe teknikalitetet, pėrbėjnė njė sfidė tė re kur kalon nga njė sistem nė tjetrin. Dhe nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, pasi kėtė mund ta presėsh edhe nė njė demokraci tė avancuar. Ēfarė ėshtė interesante, pėr shkak se rezutlatet duken se janė tė ngushta, kjo nxjerr mė nė pah rivalitetin midis dy partive kryesore nė veēanti. Dhe retorika nė kuadrin e kėtij rivaliteti ėshtė bėrė mė e nxehta sesa do tė kisha parashikuar disa muaj mė parė. Kjo i ul pak garancitė e Shqipėrisė pėr sa i pėrket rrugės drejt integrimit evropian.

BBC - U mendua se sistemi i ri do tė sillte njė pėrfaqėsim mė real tė forcave nė parlament. A mendoni se kjo po ndodh me kėto zgjedhje?

Gabriel Partosh Dy gjėra do tė vija nė dukje. Dua tė them se nė njė afat tė shkurtėr kjo ka sjellė njė farė konfuzioni, njė lloj kaosi. Po shihet se duhet mė shumė kohė pėr tė nxjerrė rezultatet se ē'pritej. Por, kjo ėshtė njė ēėshtje afatshkurtėr. Njė njė plan afatgjatė nuk mund tė thuash se ka njė sistem perfekt zgjedhor nė botė. Sistemi i vjetėr kishte shumė dobėsi, shumė difekte. Edhe ky mund tė ketė disa tė tilla, por jam i sigurtė se ėshtė pak mė i drejtė se sistemi i i mėparshėm.

BBC - A mund tė prodhojė ky sistem njė qeverisje tė qėndrueshme?

Gabriel Partosh Njė qeveri e qėndrueshme varet nga dy gjėra - nėse rezultatet rezultatet janė tė qarta, dhe sigurisht nėse pranohen nga pjesa e klasės politike dhe nga popullsia e vendit. Nuk kam dyshim se nė fund tė fundit, nė pėrgjithėsi do tė ketė njė rezultat tė drejtė dhe se rezultatet e zgjedhjeve do tė pasqyrohen nė formimin e qeverisė dhe pastaj nė njė stabilitet relativ nė tė ardhmen.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake