|
Pritet rezultati i zgjedhjeve nė Shqipėri
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shqiptarėt kanė votuar nė zgjedhjet e shtata parlamentare qė nga vendosja e sistemit shumėpartiak.
Si autoritetet e administrimit tė zgjedhjeve ashtu edhe vėzhguesit e shumtė ndėrkombėtare thonė se deri nė orėn 1900 zgjedhjet janė zhvilluar pėrgjithėsisht tė qeta. Zgjedhjet janė njė test pėr tė konfirmuar kredencialet demokratike tė Shqipėrisė dhe Bashkimi Evropian ka thėnė se njė proces i rregullt do ta ndihmojė vendin qė t'i afrohet mė shumė Evropės. Presidenti Bamir Topi tha, ndėrsa hidhte fletėn e votimit, se kėto zgjedhje janė njė provė pėr konsolidimin e demokracisė.
"Ne duhet tė demonstrojmė se jemi njė vend qė kemi arritur nė njė stand tė rėndėsishėm tė demokracisė, qė deshirojmė ta konsolidojmė demokracinė," tha zoti Topi. "Ne duhet tė kemi mundėsi qė pas kėtyre zgjedhjeve rruga pėr nė BE tė jetė e hapur, njerėzit tė lėvizin tė lirė dhe shumė shpejt tė jemi pjesė edhe zyrtare e familjes evropiane," tha presidenti shqiptar.
Duke hedhur votėn e tij nė njė qendėr votimi nė njė shkollė nė Tiranė, kryeministri Sali Berisha, i Partisė qeverisėse Demorkatike shprehu bindjen se zgjdhjet do tė jenė tė lira. "Me kėto zgjedhje, qė do tė jenė tė lira dhe tė drejta, shqiptarėt do tė nėnshkruajnė mbėshtetjen pėr projektin evropian," tha zoti Berisha. Rivali i tij kryesor, kryetari i partisė mė tė madhe tė opozitės, asaj Socialiste, Edi Rama tha se ai priste nga shqiptarėt "tė shprehin vullnetin e tyre me maturi dhe qetėsi". "Vota ėshtė mundėsia e vetme pėr tė bėrė histori dhe sot ēdo shqiptar ka njė mundėsi tė tillė," tha zoti Rama. Procesi Nuk janė njoftuar incidente tė rėndėsishme, por autoritet zgjedhore kanė paralajmėruar partitė rivale kundėr influencimit tė votuesve dhe tė drejtės sė tyre pėr tė hedhur votėn. Rreth 500 vėzhgues ndėrkombėtarė dhe qindra vėzhgues vendorė kanė ndjekur procesin e votimit. "Sipas informacioneve qė kemi deri tani, situata ėshtė relativisht e qetė," tha kreu i vėzhguesve tė OSBE-sė, Richard Bosch, para pėrfundimit tė votimit. Ai u tha gazetarėve nė Tiranė se ka pasur "mė pak probleme se nė zgjedhjet e mėparshme". "Ka qenė relativisht qetė kudo dhe shpresojmė se do tė mbetet kėshtu," tha ai. Kryetari i Komisionitt Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) Arben Ristani tha se procesi ėshtė zhvilluar i qetė. "Jam vėrtetė i kėnaqur qė procesi po ecėn normalisht, besoj se kėshtu do tė ecė edhe numurimi i votave, pasi tė mbyllen kutitė nė ora 19.00," tha zoti Ristani pak para mbylljes sė kutive tė votimit. Ai tha se kishte pasur ndėrpreje tė votimit nė tre vendvotime, ndėrkohė qė mė herėt KQZ-ja njoftoi pėr moshapjen e katėr vendvotimeve. Pėr tė qėnė sa mė transparent, nė 66 qendrat e numėrimit e votave janė vendosur kamera tė cilat do tė transmetojnė drejtėpėrdrejtė dhe do tė regjistrojnė mėnyrėn e numėrimit tė votave. Zyrtarė tė lartė tė policisė thanė se votimet janė zhvilluar nė njė atmosferė tė qetė. "Nė tė gjithė vendin situata ka qenė mjaft e qetė, pėrjashto disa raste tė papėrfillshme qė policia ka kryer veprimet e saj," tha pėr BBC-nė drejtori i pėrgjithshėm i policisė, Ahmet Prenēi. Policia, tha ai, ėshtė "vendosur nė vendet jashtė qendrave tė votimit dhe ndjekin rrugėt ligjore kur komisionerėt kėrkojnė ndėrhyrjen e policisė." |
LOKALE
Shqipėria voton nė zgjedhjet parlamentare27 qershor 2009 | Faqja Kryesore
OSBE: Zgjedhjet test pėr Shqipėrinė28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Sistemi proporcional sjell risi28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||