|
Valė sulmesh dhe viktima nė Irak
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Policia irakiane thotė se tė paktėn 23 persona janė vrarė gjatė njė vale sulmesh me bomba nė Bagdad dhe nė pjesė tė tjera
tė vendit tė hėnėn.
Sulmet ndodhin pak mė shumė se njė javė para se tė skadojė afati pėr kompletimin e tėrheqjes sė trupava amerikane nga qytetet irakiane tė planifikuar pėr nė fund tė muajit. Policia njoftoi pėr tė paktėn 6 shpėrthime bombash nė pjesė tė ndryshme tė Bagdadit dhe nė zonat pėrreth. Numri i viktimave nė secilin prej tyre shkon nga 2 deri ne pesė. Mė i rėndi ishte ai me njė makinė autobombė nė selinė e bashkisė nė Abu Ghraib nė perėndim tė Bagdadit. Pati disa sulme me bomba tė vendosura nė krah tė rrugėve dhe nė kryeqytet. Sinjal i kryengritėsve Por asnjėri prej kėtyre sulmeve tė sė hėnės nuk ishte aq i rėndė sa sulmi masiv me njė kamion tė mbushur me eksplozivė qė la mbi 70 tė vdekur pranė Kirkukut nė veri tė shtunėn. Korrespondenti i BBC-sė nė Bagdad, Jim Muir, thotė se me kaq shumė sulme brenda njė hapėsire tė shkurtėr kohore duket se kryengritėsit po sinjalizojnė se duan qė ta bėjnė situatėn tė duket sa mė pak tė qėndrueshme. E gjitha kjo, thotė ai, bėhet teksa afrohet data pėr largimin e gjithė trupave amerikane nga qytetet irakiane. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||