|
Vrasja e Kekės tensionon situatėn zgjedhore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
24 orė pas atentatit me eksploziv qė iu bė kryetarit tė partisė demokristiane nė Malėsinė e Madhe, ende policia nuk ka mundur
tė identifikojė autorėt e kėtij akti qė shėnohet si ndėr incidentet mė tė rėnda tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet e 28
qershorit.
Sipas policise lokale tė Shkodrės janė shoqėruar dhe pyetur disa persona, por ende nuk ka njė emėr konkret. Partitė politike kanė bėrė thirrje pėr zbardhjen sa mė tė shpejtė tė ngjarjes e cila ka sjellė jo pak tension nė kėtė fushatė zgjedhore. Shpėrthimi i automjetit me tė cilin po udhėtonte i vetėm kreu i demokristianėve tė Malesisė sė Madhe, ndodhi rreth orės 10.30 tė ditės sė enjte nė aksin rrugor ShkodėrKoplik. 37 vjeēari Keka ka humbur jetėn menjėherė, thuhet kėshtu nga policia, e cila mbėrriti nė vendngjarje ndėrsa automjeti ishte akoma nė flakė. Nė vendin e shpėrthimit ekspertėt e policisė po vazhdojnė hetimet. Kryetari i Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė, Nard Ndoka, ėshtė shprehur se Kjo ėshtė njė vrasje politike, Aleks Keka nuk kishte asnjė konflikt dhe se ai ishte i angazhuar tėrėsisht nė fushatėn elektorale tė PDK-sė, pėr zgjedhjet e 28 qershorit". Aleks Keka, pėrveē se si kreu i demokristianėve tė Malėsisė sė Madhe, njihej edhe si biznesmen nė fushėn e ndėrtimit. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||