|
Emigrantėt mund tė kthehen pėr votimet
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministria e Brendshme greke ka publikuar vendimin e zėvendėsministrit pėr rendin publik, i cili u mundėson emigrantėve pa
dokumenta qė tė shkojnė nė atdhe e tė kthehen nė Greqi pa problem.
Kjo mundėsi u ofrohet emigrantėve pėr periudhėn 19 qershor deri 30 shtator. Ndryshe nga herėt e tjera qė ėshtė ofruar kjo mundėsi, kur mund tė udhėtonin vetėm njė herė, emigrantėt tashmė kanė tė drejtėn e dy kalimeve pėr nė vendin e tyre. Sipas vendimit, kjo bėhet pėr shkak tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit nė Shqipėri. Leje pėr zgjedhjet Leja e rradhės qė qeveria greke do tė ketė njė veēanti. Ndryshe nga herėt e tjera, ata tani kanė mundėsinė qė tė shkojnė e tė vijnė dy herė nė atdheun e tyre, ndėrsa deri mė tani, kjo e drejtė u jepej vetėm pėr njė udhėtim. Arsyeja e kėtij "lėshimi" ndaj emigrantėve, lidhet me zgjedhjet e 28 qershorit nė Shqipėri. "Pėr shkak tė kushteve specifike, (zgjedhjet nė Shqipėri mė 28 qershor) dhe afatit kohor tė kėtij vendimi, u jepet mundėsia gjithė shtetasve tė huaj, pavarėsisht nėnshtetėsisė, tė vizitojnė atdheun e tyre dhe tė rikthehen nė Greqi deri nė dy herė", theksohet nė vendimin e firmosur nga zėvendėsministri i brendshėm, i ngarkuar pėr rendin publik. Klauzola qė u referohet zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, ka gjasė tė jetė miratuar pas kontakteve me palėn shqiptare dhe interesimit tė kėsaj pale pėr pjesėmarrjen e emigrantėve nė procesin e votimit. Nga ana tjetėr, pala greke nuk do t'i privojė emigrantėt nga leja e zakonshme e punės, qė nė Greqi fillon tė jepet nė mesin e muajit korrik. Nga vendimi pėrfitojnė gjithė emigrantėt qė kanė dorėzuar brenda afateve ligjore kėrkesėn pėr pajisjen me leje qėndrimi, por ende nuk e kanė marrė atė. Kushtet pėr lejen Mė konkretisht, nė momentin e kthimit nė Greqi, emigrantėt duhet tė kenė me vete kėto dokumenta: Pasaportė tė vlefshme, Vėrtetimin blu, ose siē thuhet, tė tipit A, se i interesuari ka paraqitur gjithė dokumentacionin e kėrkuar pėr pajisjen ose rinovimin e lejes sė qėndrimit, sipas tė cilit ai konsiderohet banor i ligjshėm nė Greqi, dhe pse nuk e ka marė ende lejen nė fjalė. Diēka tjetėr qė emigrantėt duhet tė kenė veēanėrisht kujdes, ėshtė se ata nuk duhet tė udhėtojnė pėr nė atdhe para datės 19 qershor, kur hyn nė fuqi vendimi, nė tė kundėrt ata nuk do tė lejohen tė kthehen pėrsėri nė Greqi. Gjithmonė e kemi fjalėn pėr emigrantėt qė nuk janė pajisur me leje qėndrimi dhe qė pėrfitojnė nga vendimi i tanishėm i ministrisė sė Brendshme greke. Nga ana tjetėr, nuk pėrfitojnė ata emigrantė qė u ėshtė dhėnė vėrtetim pėr qėndrim nė Greqi, po pėr arsye hetimi apo apelimi vendimesh gjyqėsore, si dhe ata tė cilėve u ėshtė ndaluar po me vendim gjyqi dalja jashtė Greqisė. Qeveria greke jep tė paktėn tri herė nė vit mundėsinė e shkuarjes nė atdhe, ose siē ka hyrė tashmė nė gjuhėn e emigrantėve, lejen e zakonshme. Kjo bėhet pėr tė balancuar ngathtėsinė e administratės publike greke, nė procesin e pajisjes me leje qėndrimi tė emigrantėve, proces qė filloi nė vitin 2001 dhe ende nuk ka hyrė nė njė rrjedhė normale. Pėrfaqėsia diplomatike e Shqipėrisė nė Athinė ka kėrkuar disa herė nga autoritetet greke qė tė paktėn emigrantėt shqiptarė qė kanė dorėzuar dokumentacionin, por nuk e kanė marrė lejen, tė gėzojnė tė drejtėn e vazhdueshme tė lėvizjes sė lirė pėr nė atdhe. Mirėpo, premtimet e palės greke ende nuk janė bėrė realitet. |
LOKALE
Lehtėsi pėr lėvizje tė emigrantėve 10 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Kryeparlamentarėt pėr bashkėpunimin rajonal05 maj 2009 | Rajoni
Kryeministri Kostas Karamanlis nė Tiranė27 prill 2009 | Rajoni
Reagim 'diplomatik' pėr rastin Bollano22 prill 2009 | Faqja Kryesore
Prognozė e zymtė pėr Greqinė 08 prill 2009 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||