BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 22 maj 2009 - 10:25 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
KQZ kėrkon mė shumė gra nė politikė
 
Selia e Partisė Demokratike nė Tiranė
KQZ-ja i ka kthyer listat e dy partive kryesore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kėrkuar partive politike shqiptare qė tė ndryshojnė listat e kandidatėve pėr tė pėrfshirė numrin e duhur tė kandidateve femra, siē e kėrkon ligji.

Pika pesė e nenit 67 tė Kodit Zgjedhor shkruan se nė ēdo zonė zgjedhore tė paktėn 30 pėr qind ose njė nė tre emrat e parė duhet t'i pėrkasin gjinisė femėrore.

Kreu i KQZ-sė, Arben Ristani tha se partitė politike kanė tė drejtė tė ndryshojnė listat deri nė momentin e fundit kur KQZ tė marrė vendim pėrfundimtar pėr to.

Zyrtarė tė kėtij komisioni kanė kujtuar ndėrkohė se Kodi Zgjedhor parashikon edhe sanksione pėr kėtė shkelje.

Sipas nenit 175, pėr moszbatim tė nenit 67, nė ēdo rast vendoset 30 mijė lekė gjobė.

Rishikimi i listave pėr tė zbatuar raportet midis gjinive qė kėrkon ligji, mund tė shėrbejė edhe si njė rast i mirė pėr partitė politike qė tė sheshojnė dhe pakėnaqėsitė brenda radhėve tė tyre, tė cilat janė provokuar pas shpalljes sė listave me emrat e kandidatėve pėr deputetė.

Debate
Selia e PS-sė nė Tiranė
Selia e PS-sė nė Tiranė

Procesi i hartimit tė listave ka ngjallur debate nė skenėn politike.

Mė sė shumti duket se nė tėrė kėtė proēes, nė dyshim ėshtė vėnė mėnyra e hartimit tė kėtyre listave.

Por zyrtarė tė lartė tė PD-sė dhe PS-sė vlerėsojnė se proēesi brenda selive tė tyre ka qenė transparent.

Nėnkryetari i PD-sė Astrit Patozi ėshtė mjaft i sigurtė. “100 pėr qind transparent," i tha Patozi BBC-sė.

“Vetė kreu i PD-sė, jo nė limitin kohor tė KQZ, bėri tė ditur jo vetėm para partisė sė tij, por ēdo qytetari tė saj listėn pėrfaqėsuese me tė cilėn PD shkon nė zgjedhjet e 28 qershorit”.

Nga ana e saj, edhe Arta Dade, njė nga emrat kryesorė tė socialistėve thotė se nė kampin rozė hartimi i listave ka qenė mjaft transparent.

”Lista ka finalizuar njė proēes transparent qė ka lidhje me gjithė proēesin e ristrukturimit dhe konfigurimin e figurave tė spikatura tė PS qė pranohen nga opinioni,” tha zonja Dade.

Por analisti Shpėtim Nazarko nuk ka tė njėjtin mendim pėr mėnyrėn e hartimit dhe shpalljes sė kėtyre listave.

Sipas tij “gjithēka ėshtė bėrė pėr interesa taktike tė partive pėr tė bllokuar kundėrshtarin, tamam si nė njė ndeshje futbolli,“ i tha zoti Nazarko BBC-sė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake