BBCAlbanian.com
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Zgjidhet "pėrplasja" me ODIHR-in
 
Logo e ODIHR-it
Komsioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri akreditoi kreun e vėzhguesve tė OSBE- ODIHR nė Shqipėri.

Misioni vėzhgues do tė kryesohet nga ambasadorja britanike Audrey Glover.

Nė njė njoftim pėr shtyp nga KQZ, bėri tė ditur se komisioni miratoi me unanimitet tė plotė akreditimijn e 39 vėzhguesve afatgjatė, pjesė e misionit tė OSBE-ODHIR-it qė do tė monitorojė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit.

Misioni i OSBE-sė pėr monitorimin e zgjedhjeve, ODIHR deklaroi kėtė javė se qeveria shqiptare kishte kundėrshtuar caktimin e ambasadores Audrey Glover si kryetare tė misionit vėzhgues ndėrkombėtarė.

ODIHR-i tha se kundėrshtimi i emėrimit tė zonjės Glover nuk ishte njė hap i duhur dhe qeveritė nuk kanė rol nė emėrimin dhe pėrzgjedhjen e kryetarėve tė misioneve vėzhguese tė ODIHR-it.

Zėdhėnėsi i ODHIR-it, Jens Eschenbaecher e pranoi se vendimi i qeverisė kishte tė bėnte me fakti qė diplomatja Glover ka qenė kryetare e ODIHR-it gjatė zgjedhjeve tė vitit 1996 nė Shqipėri.

Por sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė Partinė Demokratike nė pushtet tha se shumica kishte respektin maksimal pėr ODIHR-in.

Ferdinand Xhaferri deklaroi pėr BBC-nė se shumica kėrkonte numrin maksimal tė vėzhguesve tė ODHIR-it pėr zgjedhjet e ardhshme.

 
 
LOKALE
PD reagon ndaj ODIHR-it
13 maj 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>