http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 28 prill 2009 - 13:32 CET

Nga Kristina Jorgaqi
Gjuhėtare

Gjuha shqipe dhe sfidat e saj nė media

Gjuha shqipe ėshtė ballafaquar gjerėsisht kėto dy dekadat e fundit me modele tė huaja gjuhėsore dhe kulturore. Pjesė e kėtij ballafaqimi ka qenė, pa dyshim, edhe gjuha e shtypit.

Si pasojė, nė shkrimet e gazetave e tė revistave kanė depėrtuar me qindra fjalė, kuptime e struktura tė huajtura apo “tė frymėzuara” prej gjuhėsh tė huaja (sidomos italishtja e anglishtja).

Prurje tė tilla i kanė dhėnė shkas, madje edhe diskutimeve, ku gjuha e sotme e shtypit ėshtė demonizuar apo parė si njė antimodel i shqipes.

A ėshtė normale kjo “mėsymje” prej modelesh tė huaja? Nėse kemi parasysh kontekstin e gjerė ku gjallon dhe kryen funksionet e tij shtypi sot, afėrmendsh qė po.

Jetojmė nė njė epokė me prirje tė theksuara globalizuese, ku lėvizja dhe qarkullimi i ideve, i informacionit, por edhe i njerėzve ka arritur majat; nė njė epokė ku kontaktet mes gjuhėve tė ndryshme, veēanėrisht me anglishten, e kthyer tashmė nė njė “gjuhė globale”, nuk janė parė kurrė mė parė nė njė shkallė tė tillė.

Nė kėto kushte ėshtė krijuar nė disa fusha edhe njė leksik me tė vėrtetė ndėrkombėtar, me prejardhje kryesisht nga anglishtja (nė politikė, ekonomi, informatikė, sport, muzikė etj.), si: leader, leadership, bipartisan, performance, partner, marketing, business, sponsor, staff, blog, computer, dj, karioke, cd, bestseller, party, gay etj.

Ēfarė qėndrimi duhet mbajtur, tė paktėn parimisht, ndaj prurjeve nga gjuhėt e tjera? Pėrgjithėsisht do tė ishte e mirėpritur ēdo fjalė qė:

* mbush njė zbrazėti emėrtuese (kompjuter, marketing, partner, biznes etj.);

* sjell ngjyrime kuptimore qė fjalėt shqipe nuk i kanė (samit kundrejt mbledhje, fans ndaj tifoz, parti ndaj mbrėmje etj.);

* mbart ngjyrime stilistike, evokon vende, kohė, mjedise tė caktuara, i jep variacion gjuhės (killer kundrejt vrasės, haker ndaj pirat, bos kundrejt pronar etj.).

Kėto, megjithatė, nuk do t’i mjaftonin kujt shkruan nė shtyp. Pėrdorimi i fjalės nė ligjėrimin gazetaresk ka njė liri shumė mė tė madhe pasi pėrveēse tė japė informacion, shtypi synon edhe tė tėrheqė vėmendjen e lexuesit, ta bindė atė, ta argėtojė etj.

E rėndėsishme ėshtė qė, me prurjet e huaja, tė mos abuzohet.

Komunikimi dhe shprehėsia duhet tė pėrbėjnė kriteret e vetme tė pėrdorimit.