http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 23 prill 2009 - 15:54 CET

Pavarësia editoriale

Reputacioni global i BBC-së mbështetet në integritetin dhe pavarësinë editoriale. Audiencat tona duhet të kenë besim se vendimet tona nuk influencohen as nga presionet politike apo komerciale, as nga ndonjë interes personal. Ne nuk duhet t’i minojmë këto vlera me ndonjë veprim që mund t’i ulë reputacionin BBC-së.

Diana Kola, Shefe e BBC-së në Shqip, mbi pavarësinë editoriale

Parimet editoriale

Ne duhet të jemi të pavarur nga interesat shtetërore dhe partiake.
Ne nuk duhet të mbështesim apo të dukemi sikur mbështesim ndonjë organizatë, produktet, aktivitetet apo shërbimet e saj.
Ne nuk duhet të ekspozojmë më shumë se ç’duhet produktet apo shërbimet komerciale.

Në programe nuk duhet të reklamohen produkte.

Ne duhet të garantojmë që kur përmendet se çfarë ka bërë dikush në programe dhe në internet, kjo të arsyetohet editorialisht.

Nuk duhet të promovojmë pa vend produktet komerciale të BBC-së apo që lidhen me BBC-në në kanalet e shërbimeve publike.

Veprimtaria e jashtme e personave që punojnë për BBC-në, përfshirë ajo e prezantuesve, nuk duhet të ndikojë në programet e BBC-së apo vendimmarrjen e korporatës.