BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 23 prill 2009 - 15:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rregulli i artë: Gjuha e thjeshtë
 
Arkiv

Një nga rregullat e të shkruarit mirë është përdorimi i gjuhës së thjeshtë.

Në fjali duhen shmangur pjesët e varura. Ku të jetë e mundur, thjeshtëzoni faktet dhe shifrat , për shembull: “afro 2 milion dhe jo “1,999,998”; “qytet në veri të Shqipërisë” dhe jo “ qytet që ndodhet 100 km në veri të Tiranës”.

Shmangni shkurtimet dhe akronimet- shumë pak prej tyre janë aq të njohura sa të përdoren për herë të parë në një lajm. Për të tjerat duhet përdorur emri i plotë herën e parë.

(Shembull)
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka paralajmëruar qeveritë në të gjithë botën që të hedhin hapa të tjerë vendimtarë për të rikthyer stabilitetin e sistemit financiar global. Një një raport të ri, FMN-ja thotë se ka pasur shenja që tregojnë se ka përmirësime dhe që flasin për hapa drejt rikthimit të besimit.

Përdorni të njëjtin titull dhe term gjatë gjithë materialit.

Përsëritni, titujt, emrat, konceptet. Për shembull “politika ekonomike e qeverisë” dhe jo gjithë kohës, “ata”, “ai” etj.; ju e dini se për kë bëhet fjalë kur thuhet “ai”, “ata”, po a di dëgjuesi?

Po ashtu, nuk duhet të druheni të përsërisni faktet apo linjat e mendimit, veçanërisht kur ato janë komplekse. Në këtë rast, përpiquni të përsërisni idetë, dhe jo shprehjet e përdorua.

Shmangni fjalët shumë letrare apo akademike.

Këshilla për gazetarët për të shmangur klishetë është bërë tashmë vetë një klishe. Përdorimi i tyre vjen nga një lloj dembelizmi – gjetja e shprehjeve të gatshme të përdorura shumë herë më parë, por edhe nga përkthimet –për shembull shprehje si “nuk la gur pa lëvizur”, apo "situata është e qetë por e tensonuar”; "lë shumë për të dëshiruar” – me cfarë do t’i ëvendësonit ato?

Tregoni kujdes në përdorimin e fjalëve si “por”, “megjithatë”, “ndërkohë”. Për shembull “ India është vend i madh dhe i varfër” ka kuptim disi ndryshe nga “India është vend i madh, por i varfër”.

Kini kujdes në përdorimin e humorit, ironisë, metaforave- jo të gjithë marrin të njëjtin mesazh apo në fakt marrin ndonjë mesazh.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>