BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 22 prill 2009 - 14:32 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Paanshmëria qëndron në thelb të BBC-së.
 
Studio në BBC

Paanshmëria qëndron në thelb të angazhimit që BBC-ja ka për audiencat e veta. Ajo aplikohet në të gjitha departamentet dhe programet, cilido qoftë formati, nga buletinet e lajmeve në radio nëpërmjet faqes sonë të internetit, te revistat tona komerciale.

Ajo përfshin edhe angazhimin për të reflektuar opiniont e ndryshme.

Marrëveshja që shoqëron Kartën e BBC-së kërkon nga ne të japim mbulim të gjerë, me autoritet dhe të paanshëm të lajmeve dhe çështjeve aktuale në Britani dhe në gjithë botën në përkrahje të një debati të drejtë dhe të informuar. Ajo specifikon se ne duhet të bëjmë të pamundurën për të trajtuar tema të debatueshme me saktësinë dhe paanshmërinë e duhur në lajme dhe programe të tjera që trajtojnë çështje të politikës publike, ose të debatit politik dhe industrial. Marrëveshja gjithashtu deklaron se BBC-ja nuk lejohet të shprehë opinion mbi çështjet aktuale ose çështje të politikës publike, përveç transmetimit të tyre.

Tipare të veçanta aplikohen gjatë periudhave të fushatave elektorale.

Në praktikë, angazhimi ndaj paanshmërisë do të thotë:

ne kërkojmë të sigurojmë një shërbim të balancuar që përbëhet nga një seri temash dhe pikëpamjesh të transmetuara gjatë një periudhe kohe të përshtatshme përgjatë gjithë transmetimeve tona. Ne tregojmë kujdes të veçantë kur kemi të bëjnë me debat politik apo industrial, apo çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën publike aktuale;

ne përpiqemi të reflektojmë një rreze të gjerë opinionesh dhe eksplorojmë një seri pikëpamjesh, kështu që asnjë rrymë e rëndësishme mendimi të mos mbetet pa u reflektuar apo pa u përfaqësuar si duhet, me qëllim;

ne ushtrojmë lirinë tonë editoriale për të dhënë përmbajtje për çdo subjekt, në çdo pikë të spektrit të debatit përsa kohë ka arsye të forta editoriale për ta bërë këtë;

ne mund të eksplorojmë dhe raportojmë në një aspekt të caktuar të një çështjeje ose të sigurojmë mundësinë që një pikëpamje e vetme të shprehet, por duke bërë këtë ne nuk keqinterpretojmë pikëpamjet e kundërta. Ato gjithashtu kanë të drejtën e përgjigjes;

ne duhet të sigurojmë që të shmangim pikëpamje me paragjykime dhe të pabalancuara mbi tema të debatueshme;

mënyra e prezantimit dhe toni i lajmeve të BBC-së duhet që gjithmonë të respektojë vlerat tona editoriale. Prezantuesit, gazetarët dhe korrespondentët janë fytyra publike dhe zëri i BBC-së, ata mund të kenë ndikim të rëndësishëm në perceptimet e paanshmërisë tonë;

gazetarët dhe prezantuesit tanë, duke përfshirë këtu ata që merren me lajme dhe zhvillime të ditës, mund të ofrojnë gjykime profesionale, por nuk mund të shprehin opinione personale për çështjet e politikës publike ose çështje të debatueshme politike dhe industriale. Audiencat tona nuk duhet të kenë mundësi të kuptojnë nga programet e BBC-së apo transmetime të tjera të BBC-së pikëpamjet personale të gazetarëve dhe prezantuesve tanë mbi çështje të tilla;

ne iu ofrojmë artistëve, shkrimtarëve hapësirë për t’u shprehur individualisht në drama, arte dhe shfaqje argëtuese dhe kërkojmë të reflektojmë shkallë të gjerë talenti dhe perspektive;

neve do të na duhet disa herë të raportojmë ose intervistojmë njerëz pikëpamja e të cilëve mund të shkaktojë fyerje serioze për shumë në audiencë. Ne duhet të jemi të bindur, pas referimit të përshtatshëm, që interesat e gjera publike janë më të forta sesa fyerja e mundshme;

ne duhet që me rigorozitet t’u masim pulsin bashkëpunëtorëve që shprehin pikëpamje të diskutueshme gjatë një interviste, por edhe duke i dhënë atyre të drejtën për t’iu përgjigjur plotësisht pyetjeve tona;

ne nuk duhet që automatikisht të mendojmë se akademikët dhe gazetarët e organizatave të tjera janë të paanshëm dhe t’ia bëjmë të qartë audiencës tonë kur këta bashkëpunëtorë kanë një pikëpamje të caktuar.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>