BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 21 prill 2009 - 08:08 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Obama konfirmon mbėshtetjen pėr CIA-n
 
Presidenti Obama nė selinė e CIA-s
Obama konfirmon mbėshtetjen pėr CIA-n
President amerikan Barack Obama i ka dhėnė mbėshtetje tė plotė agjencisė amerikane tė zbulimit, CIA, pas debateve tė ngritura lidhur me publikimin e disa dokumentave lidhur me trajtimin e tė dyshuarve pėr terrorizėm nėn administratėn e presidentit Bush.

Nė vizitėn e tij tė parė nė selinė e CIA-s nė Langley, pranė Uashingtonit, zoti Obama lavdėroi agjencinė duke thėnė se ishte e vėshtirė tė veproje pėrballė armiqve tė paskrupuj, por vuri nė dukje se SHBA duhet tė veprojnė sipas standardeve mė tė larta morale.

Ai i garantoi pėrsėri agjentėt e CIA-s se ata nuk do tė pėrballen me akuza lidhur me teknikat e marrjes nė pyetje qė tani janė ndaluar, teknika qė kritikėt thonė se shkonin deri nė torturė.

Zoti Obama u prit atje siē pritet zakonisht, me entuziazmin qė tregohet ndaj njė ylli rroku - qė ėshtė pak e ēuditshme qė vjen nga njė organizatė agjentėsh tė fshehtė - por ndoshta pati edhe pak tension sepse vizita vinte pas publikimit nė media tė tė ashtuquajturave dokumenta tė torturės.

 Duhet ta dini se keni mbėshtetjen time tė plotė.
 
Presidenti amerikan Obama

Mesazhi nga presidenti e cila u prit mirė, ishte: "Unė ju mbėshtes deri nė fund", por kėtu ka edhe ēėshtje tė tjera serioze qė lidhen me imunitetin e agjentėve tė CIA-s.

Pritje e ngrohtė

Megjithė tensionet qė kanė pėrfshirė Shtėpinė e Bardhė dhe CIA-n, shqetėsimi nė mesin e agjentėve tė CIA-s se publikimi i kėtyre dokumenteve tė CIA-s, qė jepnin justifikimin ligjor qė administrata e Bushit kishte pėrdorur pėr ato teknika pyetjeje, ai u prit ngrohtė, pėrgjithėsisht pse ai doli dhe u tha atyre se ai e ndjen dhimbjen e tyre, ai e kuptoi se ata ishin tė shqetėsuar nė lidhje me publikimin e dokumentave, por ai i garantoi ata se ata kishin mbėshtetjen e tij tė paekujvok.

"Duhet ta dini se keni mbėshtetjen time tė plotė," tha zoti Obama.

"Unė mbėshtetem nė informacionet tuaja dhe analizat tuaja qė vijnė nė tavolinėn time ēdo ditė dhe unė e dij se ju keni njė detyrė tė vėshtirė dhe ajo qė e bėn atė tė vėshtirė ėshtė se kur ju keni sukses, sikurse e bėni shpesh, ai sukses zakonisht duhet tė mbetet sekret.

"Pra ju nuk merrni merita kur gjerat shkojnė mirė, por sigurisht qė merrni njė pjesė tė fajit kur gjerat nuk shkojnė mirė."

Mesazhi tjetėr qė ai pati ishte: Shikoni ėshtė e rėndėsishme qė, nėse nė tė shkuarėn janė bėrė gabime, ato duhen pranuar, dhe se ishte shumė e rėndėsishme se ēfarėdo qė amerikanėt bėnin pėr tė mbrojtur vendin e tyre, veēanėrisht oficerėt e CIA-s, ishte e rėndėsishme qė ta kryenin punėn e tyre sipas standardeve mė tė larta morale.

"Ajo qė i bėn Shtetet e Bashkuara tė veēanta dhe ēfarė ju bėn ju tė veēantė ėshtė pikėrisht fakti se ne jemi tė gatshėm t'i ruajmė vlerat dhe idealet tona edhe kur ėshtė e vėshtriė, jo thjesht vetėm kur ėshtė e lehtė," tha presidenti amerikan para agjentėve tė CIA-s.

Thirrje pėr hetim

Zoti Obama ėshtė shprehur disa herė, ashtu si edhe zyrtarėt e tij nėpėr mediat e ndryshme nė fundjavė, se tani nuk ėshtė koha pėr tė ndėshkuar, por pėr tė reflektuar.

Kėto fjalė erdhėn edhe nga vetė Leon Paneta, kreu i CIA-s, qė sikurse kuptohet nuk ka qenė dakord me vendimin e presidentit pėr t'i bėrė publike kėto dokumenta.

Por ka edhe njė lloj ngėrēi brenda partisė sė tij, apo nė mesin e disa pėrfaqėsuesve tė lartė nė senat, qė thonė: Jo, ne duhet ta shqyrtojmė seriozisht kėtė ēėshtje.

Njė sentor i lartė dmokrat i bėri thirrje presidentit tė mos i pėrjashtojė ndjekjet penale nė mėnyrė absolute duke thėnė se duhet bėrė njė hetim.

 
 
LOKALE
Publikohen tė dhėna pėr metodat e CIA-s
17 prill 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake