BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 14 mars 2009 - 15:20 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
KEK refuzon ndėrmjetėsimin e Beogradit
 

 
 
Prishtina
Korporata Energjetike e Kosovės ka refuzuar ndėrmjetėsimin e autoriteteve tė Beogradit pėr zgjidhjen e problemit tė furnizimit me energji elektrike pėr konsumatorėt serbė nė Kosovė.

Zyrtarė tė qeverisė sė Serbisė kanė thėnė se do t’i dorėzojnė UNMIK-ut njė plan pėr shlyerjen e borxhit tė energjisė elektrike qė kanė serbėt e Kosovės.

Korporata Energjetike e Kosovės prej disa ditėsh i ka lėnė pa energji elektrike disa vendbanime serbe, pėr shkak tė mospagesės sė rrymės sė shpenzuar.

Qeveria i Serbisė i ka dėrguar njė notė proteste UNMIK-ut, pėr shkak tė problemeve me mosfurnizimin e serbėve me energji elektrike, kanė njoftuar mediat serbe.

Beogradi zyrtar ka ofruar formimin e njė ndėrmarrje tė vecantė pėr furnizimin me energji elektrike tė vendbanimeve serbe nė Kosovė.

Sekretari i Shtetit nė Ministrinė Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq ka thėnė se qeveria e Serbisė do t’ia dorėzojė njė plan UNMIK-ut pėr shlyerjen e borxhit tė energjisė elektrike qė kanė serbėt e Kosovės.

Por zyrtarė tė KEK-ut thonė se pėr kėtė cėshtje nuk dėshirojnė marrėveshje me Serbinė, por vetėm me konsumatorėt serbė.

Zėdhėnėsi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka thėnė se i vetmi autoritet qė mund t’i furnizojė tė gjithė konsumatorėt me energji elektrike ėshtė Korporata Energjetike e Kosovės.

Ai ka theksuar se nuk do tė ketė furnizim me energji elektrike, derisa nuk arrihet marrėveshje me konsumatorėt serbė pėr pagesėn e borxhit.

Udhėheqėsit kosovarė ndėrkaq kanė kėrkuar qė tė mos politizohet problemi i furnizimit me energji elektrike nė zonat e banuara me serbė.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, kanė tė njėjtat obligime ndaj institucioneve dhe kompanive tė vendit.

 
 
LOKALE
Kosova dhe kriza financiare
13 mars 2009 | Rajoni
Digjet njė makinė e policisė sė Kosovės
12 mars 2009 | Faqja Kryesore
S'ka plane pėr zhvendosje trupash nga Kosova
11 mars 2009 | Faqja Kryesore
Presidenti Sejdiu flet pėr vizitėn nė SHBA
05 mars 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake