BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 17 shkurt 2009 - 10:08 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Petersen: "BE-ja ta kushtėzojė Beogradin"
 
Soren Jessen-Petersen
Ish-shefi i OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruar se qytetarėt e Kosovės duhet tė gėzojnė frytet e pavarėsisė dhe jo vetėm letrat e saj nė shėnimin e pėrvjetorit tė parė tė pavarėsisė. Ai tha se autoritetet nė Kosovė mund tė bėnin mė shumė pėr njohjen e Republikės, nė fushėn e ekonomisė dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės.

Zoti Petersen tha se ėshtė e pabesueshme qė BE-ja po e pranon njė standard tė dyfishtė tė komplikimit tė misionit europian nė Kosovė nga Serbia dhe njėkohėsisht dėrgimit tė sinjaleve pėr Serbinė nė procesin e integrimit europian. Ai tha se bisedimet mes Serbisė e Kosovės duhet tė bėhen vetėm ndėrmjet dy vendeve tė barabarta.

Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Soren Jessen-Petersen dhe fillimisht e pyeti se si e sheh ai vitin e parė tė pavarėsisė sė Kosovės?

Jessen-Petersen: Para sė gjithash tė jem i qartė se unė e kam parė atė nga distanca, qė nuk ėshtė njėsoj si tė jetosh nė vend. Pra, komentet e mia janė tė njė njeriu qė nuk ka qenė aty, por qė e pėrcjell situatėn nga afėr, duke lexuar nė media dhe duke u takuar me miq, kur mė jepet rasti. Lajmi i mirė ėshtė pavarėsia. Lajmi i mirė ėshtė se Kosova ka njė vit qė ėshtė e pavarur. Mendoj se lajmi i dytė i mirė, ashtu siē e shoh unė, ėshtė se nė pėrgjithėsi edhe autoritetet e Kosovės, edhe qytetarėt e saj e kanė menaxhuar vitin e parė shumė mirė. Madje do tė thosha nė mėnyrė pėrshtypjelėnėse. Sepse, siē e dimė tė gjithė, nė vitin e parė kishte shumė provokime nga Serbia dhe, e dyta, sepse kishte shumė konfuzion pėr rolin e aktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtarė. Pra, nuk ishte lehtė. Duke e vlerėsuar kėtė dhe duke vėrejtur se sa e vėshtirė ka qenė, me komplikimet dhe konfuzionin ndėrkombėtar, mendoj se Kosova e ka menaxhuar vitin e parė shumė mirė.

BBC: Pra ju e vlerėsoni se kosovarėt kanė shumė arsye ta kremtojnė vitin e parė tė pavarėsisė?

Jessen-Petersen: Ka edhe disa lajme zhgėnjyese. Mendoj se ka njė arsye tė mirė pėr tė festuar pavarėsinė sepse Kosova ėshtė e pavarur qė prej njė viti. Mendoj se ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė festuar. Por njėkohėsisht, mendoj, se ka disa fusha ku e di se edhe vetė qytetarėt e Kosovės janė shumė tė zhgėnjyer. Para njė jave kam takuar nė Uashington, disa miq qė kanė qenė nė Kosovė pėr disa muaj. Pėr fat tė keq unė s'kam qenė, por shpresoj se do ta kem rastin tė shkoj. Bazuar nė kėtė, mendoj se ka njė ndjenjė se pėrveē pavarėsisė, qė natyrisht ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ēelėsi, megjithatė pak ka ndryshuar nė jetėn e pėrditshme, nė kushtet e jetės. Ekonomia duket se vazhdon tė jetė nė njė gjendje tė rėndė dhe kjo nėnkupton se nuk ka patur shumė lėvizje nė krijimin e vendeve tė punės, pėr tė hapur mė shumė vende pune pėr qytetarėt. Dhe, sė fundi, ajo qė ndjej unė dhe disa qė jemi tė zhgėnjyer, ka tė bėjė me njė qasje apatike pėr tė marrė njohje tė reja tė pavarėsisė nga vende tė ndryshme nė botė. Mendoj se ka shumė zhgėnjim se asgjė nuk ka ndryshuar nė ekonomi dhe krijimin e vendeve tė punės dhe shumė pak ka ndodhur me njohjet. Mendoj se njohja nga 50 vende, 52 ose 53 vende ėshtė gjė e mirė por, duke marrė parasysh se edhe afro 150 vende tė tjera qė nuk e kanė njohur Kosovėn, unė besoj se mund tė ishte bėrė shumė mė tepėr.

BBC: Pra kjo ėshtė pjesa mė e dobėt e punės sė institucioneve tė Kosovės?

Jessen-Petersen: Ėshtė e ndėrlidhur sepse, siē thashė mė herėt, ka patur shumė provokime nga Serbia. Serbia me qėndrimin e saj po vazhdon me mohimin e vetvetes, duke mos pranuar realitetet e reja dhe duke mos pranuar faktin se nuk po jetojmė nė tė kaluarėn, apo 10-15 vjet mė parė. Njė veprim tjetėr nga Serbia qė e vėshtirėson ecjen pėrpara tė Kosovės, ėshtė vendimi pėr ta shqyrtuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Mendoj se tė gjithė e dinė, ndoshta pėrveē Serbisė, se kjo nuk do tė ndryshojė asgjė, ēfarėdo qė tė vendosė Gjykata. Pavarėsia ėshtė e pakthyeshme. Por kėto veprime dhe mungesa e njohjes masive, natyrisht qė krijon tek bashkėsia ndėrkombėtare dhe nė veēanti tek investitorėt potencialė ndjesinė e pasigurisė sė vazhdueshme pėrreth statusit tė Kosovės. Unė besoj se kjo ėshtė arsyeja kryesore pse investitorėt kanė mbetur jashtė. Pa investime private nuk do tė ketė vende tė reja pune dhe ekonomia nuk do tė lėvizė nga vendi. Tė gjitha kėto janė tė lidhura. Nė njėrėn anė, Serbia e ka bėrė tė vėshtirė me veprimet e saj tė papėrgjegjshme ndaj Kosovės dhe, nė anėn tjetėr, unė besoj se autoritetet nė Kosovė kanė mundur tė bėjnė shumė mė tepėr nė ēėshtjen e njohjeve dhe mė shumė nė ekonomi e nė krijimin e vendeve tė punės. Kjo duhet tė pėrmirėsohet sepse njerėzit duhet tė shohin frutet e pavarėsisė dhe jo vetėm letrat e saj.

BBC: Kur flisni pėr qėndrimin e Serbisė ndaj Kosovės, a nuk besoni se ky ka qenė edhe dėshtimi i BE-sė, meqė ajo nuk ka bėrė sa duhet dhe ka qenė e ndarė sa i pėrket statusit tė Kosovės?

Jessen-Petersen: Pajtohem. Para disa ditėsh kam parė njė editorial tė shkruar nga zotėrinjtė Ahtisaari, Rohan dhe Ischinger. Ata ishin shumė tė qartė dhe shumė kritikė ndaj BE-sė. Ata kanė tė drejtė. Evropianėt nuk janė tė bashkuar pėrsa i takon kėsaj ēėshtjeje, por ata janė treguar edhe shumė tė butė ndaj pengesave tė vazhdueshme qė ka nxjerrė Serbia. Brukseli duhej t'ia kishte bėrė tė qartė Serbisė: "Zgjidhni, ose do tė vazhdoni drejt integrimeve evropiane, ose do tė qėndroni ne vend dhe t'ia vėshtirėsoni jetėn Kosovės". Mendoj se shumė probleme janė shkaktuar nga mungesa e njė udhėheqjeje mė tė vendosur nė Bruksel. Mė erdhi mirė qė e pashė kėtė shkrim tė Ahtisaarit, Ischingerit dhe Rohanit.

BBC: Por cilat janė mėnyrat qė Brukseli ta bindė Serbinė nė kėtė qė thoni?

Jessen-Petersen: Para sė gjithash, ende ngurohet, pėr arsye te ndryshme, qė tė pranohet se duhet ta rishqyrtojnė qėndrimin. Janė 22 vende tė BE-sė qė e kanė pranuar dhe ato janė shumė vende tė rėndėsishme, por pesė tė tjerat qė nuk e kanė bėrė kėtė janė jashtė loje. E dyta, mendoj se do tė duhej njė porosi e qartė nga BE-ja pėr Serbinė se ajo nuk mundet qė, njėherėsh, edhe tė vazhdojė me komplikimin e misionit evropian nė Kosovė, edhe tė bėjė sikur asgjė s'ka rėndėsi dhe tė vazhdojė me pėrpjekjet pėr integrimin nė Evropė. Mendoj se Serbia po ia vėshtirėson shumė punėn EULEX-it dhe misionit evropian nė Kosovė. Mė duket e pabesueshme se evropianėt po e pranojnė kėtė standard tė dyfishtė, tė komplikimit tė misionit evropian nė Kosovė dhe nė tė njėjtėn kohė tė marrė sinjale nga Brukseli se Serbia po ecėn drejt integrimeve evropiane.

BBC: Ka patur paralajmėrime nga administrata amerikane se Kosova edhe kėtė vit do tė shėnojė sfidėn mė tė madhe tė sigurisė nė Evropė. Pajtoheni me kėtė konstatim?

Jessen-Petersen: Unė do ta vlerėsoja gjendjen pak mė ndryshe. Do tė thoja se kjo vjen pėr shkak tė vazhdimit tė pasigurisė, jo vetėm pėr shkak tė qėndrimit tė Serbisė, por edhe pėr shkak tė konfuzionit tė BE-sė pėr Kosovėn. Por me lejoni ta theksoj edhe njėherė faktin se nuk ka dyshim se pavarėsia ėshtė e qėndrueshme dhe kjo nuk mund tė ndryshohet. Por ende ka pasiguri pėr shkak tė konfuzionit nė Bruksel dhe pėr shkak tė pengesave serbe. Mendoj se kjo pasiguri ka njė ndikim nė gjithė rajonin e Ballkanit Perėndimor. Dhe kėtu pajtohem me SHBA-nė se gjithnjė, pėrderisa Kosova tė mos jetė vendosur fuqishėm si njė shtet qė ec pėrpara drejt integrimeve evropiane dhe duke shfaqur edhe shqetėsimet pėr Bosnjėn, e gjithė kjo nėnkupton se rajoni nuk po ecėn pėrpara nė tėrėsi dhe ende nuk janė zgjidhur tė gjitha konfliktet. Dhe kur e shihni Evropėn, ėshtė ende Ballkani Perėndimor qė tregon shenja shqetėsuese pėr stabilitetin. Kjo mendoj unė ėshtė ajo ēfarė ka pasur nė mend Uashingtoni.

BBC: Ka patur zėra nė Serbi qė thonė se do tė ketė shumė mė shumė trazira nė Kosovė gjatė kėtij viti. Veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr veriun e saj...

Jessen-Petersen: Nuk e di kush e ka thėnė kėtė, unė vetė nuk e kam dėgjuar. Por ajo qė kam vėrejtur dhe pėrshtypja ime e pėrgjithshme pėrsa kohė shėrbeva nė Kosovė ka tė bėjė me atė se shumė serbė tė Kosovės nuk besojnė dhe nuk pajtohen me kėtė nxitje tė problemeve nga Beogradi dhe nga disa udhėheqės tė vijės sė ashpėr nė veriun e Kosovės qė vazhdojnė tė jetojnė nė tė kaluarėn dhe qė vazhdojnė tė besojnė se jemi duke jetuar 20 apo 25 vjet mė parė. Kam vėrejtur se mė shumė serbė tė Kosovės po afrohen gjithnjė e mė shumė dhe se duan tė shohin njė situatė tė normalizuar. Madje edhe nė radhėt e udhėheqėsve politikė tė serbėve tė Kosovės ka patur deklarata tė tilla dhe kjo ėshtė njė gjė qė unė gjithnjė e kam dėgjuar. Prandaj unė nuk e besoj se Beogradi me veprimet e tij po i bėn mirė shumicės sė serbėve nė Kosovė. Kėrcėnimi me trazira shėnon vazhdimin e politikave tė dėshtuara dhe mendoj se kjo duhet tė ndalohet.

BBC: Zoti Jessen-Petersen ka patur kohėt e fundit pėrgatitje tė faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė pėr bisedimet mes Prishtinės e Beogradit. Besoni ju se mund tė ketė ndonjė rezultat ēfarėdo takimi i ardhshėm mes tyre?

Jessen-Petersen: Mendoj se ka shumė fjalė rreth bisedimeve por, nė fund tė fundit, nėse duhet tė ketė bisedime, ato duhet tė zhvillohen mes Serbisė dhe Kosovės sė pavarur. Pra, ndėrmjet dy vendeve absolutisht tė barabarta. Nėse ata mund tė ulen dhe tė bisedojnė, kjo do tė ishte shumė mirė, sepse ata janė fqinj. Por kjo duhet tė bėhet vetėm mbi baza tė barabarta. Pa u rregulluar kjo unė nuk besoj se bisedimet mund tė ēojnė drejt rezultateve tė dobishme.

BBC: Ka njė krizė globale ekonomike dhe financiare. Mendoni se Koosva nuk do tė jetė mė nė axhendėn e SHBA-sė dhe tė BE-sė pėr shkak tė kėsaj krize gjatė kėtij viti?

Jessen-Petersen: Tė kthehem aty ku fillova. Ironia ėshtė se, falė mėnyrės se si qytetarėt e Kosovės e kanė menaxhuar vitin e parė tė pavarėsisė, nė njė mėnyrė shumė tė pjekur dhe tė pėrgjegjshme, nuk ka patur cėnim tė rendit dhe tė ligjit, nuk ka patur trazira tė mėdha por, pėr fat tė keq, vėmendja e bashkėsisė ndėrkombėtare pėrqėndrohet nė njė rajon vetėm atėherė kur ka vėshtirėsi dramatike. Tani pėr tani, me kėtė krizė ekonomike, me pėrqėndrimin nė Afganistan, Irak e pėrreth Rusisė, rajoni i Ballkanit Perėndimor ka rėnė nga lista e pėrparėsive dhe kjo ėshtė pėr tė tė ardhur keq. Sepse ka ende ēėshtje tė pazgjidhura dhe nuk duhet pritur derisa gjendja tė pėrkeqėsohet. Nuk e besoj se do tė ndodhė njė gjė e tillė, sepse kam besim tė plotė tek qytetarėt e Kosovės se do tė vazhdojnė tė menaxhojnė situatėn nė njė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Por njėkohėsisht ėshtė shumė e dhimbshme se vetėm kur gjėrat shkojnė keq, ne pėrqėndrohemi nė njė ēėshtje tė caktuar.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake