BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 16 shkurt 2009 - 17:34 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sejdiu: "Pavarėsia e Kosovės hap racional"
 
Presidenti Sejdiu nė njė intervistė pėr BBC-nė
Presidenti Sejdiu duke folur pėr BBC-nė
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, nė njė intervistė pėr BBC-nė flet pėr sukseset dhe dėshtimet e Kosovės nė vitin e parė tė pavarėsisė, pėr sfidat e saj nė vitin qė vjen, flet pėr njohjet ndėrkombėtare, pėr veriun e Kosovės, pėr ndikimin e Beogradit dhe pėr njė varg cėshtjesh qė lidhen me funksionimin e shtetit tė Kosovės gjatė vitit tė parė tė tij.

Intervistėn me presidentin Sejdiu e ka zhvilluar Muharrem Nitaj, duke e pyetur fillimisht se si e shihte ai Kosovėn, njė vit pas.

Presidenti Sejdiu: Lirisht mund tė them se ėshtė njė vit i dėshmimit tė Kosovės si shtet i pavarur nė shumė rrafshe, kjo edhe nė pjesėn e parapėrgatitjes pėr shpalljen e pavarėsisė sė vendit, por edhe nė pjesėn e mėvonshme tė zhvillimeve tona. Mendoj se Kosova ka arritur tė japė sinjale tė mira se mund tė funksionojė si njė shtet demokratik i vlerave perėndimore, si njė shtet qė ka ofruar shansin qė tė jetė atdhe i tė gjithė qytetarėve. Kosova nė kėtė kuadėr ka pasur njė kujdes tė veēantė nė garancitė dhe trajtimin e tė gjitha etnive, flas pėr etnitė pakicė qė janė nė Kosovė.

Kosova, palėkundshėm ka theksuar vizionin e vetė pėr shpejtimin e hapave tė tij pėr tė qenė t integruar nė BE dhe nė NATO.

Po ashtu mund tė them se Kosova me gjithė vėshtirėsitė objektive qė ka pasur para vetes, ėshtė dėshmuar me njė qeverisje, pėr rrethanat tona, tė suksesshme, kjo karshi sfidave tė shumta dhe me njė pėrpjekje tė veēantė pėr rigjenerimin ekonomik tė vendit.

Janė kryer edhe shumė punė nė tre katėr rrafshe tė punės; ėshtė kompletuar struktura qeverisėse e shtetit, ėshtė ndėrtuar Forca e Sigurisė sė Kosovės, janė vėnė themelet e ndėrtimit tė Agjensisė Kosovare tė Inteligjencės dhe nė po tė njejtėn kohė ėshtė krijuar mekanizmi apo Kėshilli Nacional i sigurisė. Ēėshtja e dytė ėshtė se Kosova ka arritur tė ketė njohjen e 54 vendeve tė botės demokratike dhe tė ndėrtojė misionet e veta tė para diplomatike nė vendet mė tė rėndėsishme tė botės. Po gjatė kėsaj periudhe kemi arritur tė kemi njė korpus legjislativ qė nga kushtetuta e deri te ligjet bazike qė dalin nga pakoja e presidentit Ahtissari.

BBC: President Sejdiu, ju pėrmendni njohjen e Kosovės nga 54 shtete, ndėrkohė qė ka shumė vleresimė se Kosova nuk e ka siguruar njohjen e pritur dhe tė nevojshme.

Presidenti Sejdiu: Natyrisht ne do do tė donim tė kishim mė shumė njohje. Une mendoj se kemi pasur njė bazė tė arsyeshme tė besimit, se mund tė ketė edhe njė grup vendesh qė do tė proēedojnė me njohjen e Republikės sė Kosovės, por tashpėrtash ne e kemi kėtė numėr qė nuk ėshtė njė numėr i vogėl, por qė thashė se do tė donim tė kishim mė shumė njohje nga tė gjithė. Ne po presim qė tė kemi njohje tė tjera dhe unė asnjėherė nuk kam pėrmendur numrin e shteteve qė do tė na njohin, sepse kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e tyre.

BBC: Problemi mė i rėndė nė njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, mbetet pamundėsia e Prishtinės qė tė ushtrojė pushtetin e vetė nė gjithė territorin e Kosovės, apo mungesa e ushtrimit tė sovranitetit nė tėrė territorin. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr kėto qė thuhen?

Presidenti Sejdiu: Ėshtė njė fenomen qė ka pėrcjellur edhe vendet e tjera qė e kanė shpallur pavarėsinė e tyre, posaēėrisht vendet qė kanė dalė nga ish-Federata ku kemi qenė edhe ne. Ka pasur edhe shembuj tė pėrgjakshėm apo tė luftėrave tė gjata me viktima tė shumta. Unė nuk do tė doja qė ndokush tė kėtė pėrvoja tė kėqija, por them se Kosova nė kuptimin fizik ka intergitetin e saj, nė kuptimin e mbėshtetjes ndėrkombėtare e ka integritetin e saj tė pacėnueshėm, por qė ka edhe probleme praktike. Ėshtė njė pjesė nė veri tė Kosovės, ku egzistojnė strukturat paralele, tė cilat janė struktura qė kanė bėrė veprime tė kėqija nė Kosovė edhe nė fazėn paraprake, janė njerėz qė duan tė mbajnė atė rol qė kanė pasur edhe mė parė, qė tė jenė tutorė tė tė tjerėve dhe tė diktojnė me jetėn e tė tjerėve, e qė fatkeqėsisht nė vazhdimėsi, mbahen, ushqehen dhe stimulohen nga Republika e Serbisė.

Qasjet tona nė kėtė drejtim janė qasje tė kooperimit me mekanizma ndėrkombėtarė. Ne provokimet e kėtyre grupeve, nuk do t’i marrim si karrem pėr tė pasur konflikte tė natyrės qė ata i dėshirojne. Janė qasje qė janė duke dhėnė rezultatet e veta, qė e kanė mbėshtetjen e pėrgjithėshme nė botėn demokratike, prandaj ne edhe kėtu jemi dėshmuar si shumė tė matur. Por unė besoj se me punėn tonė do t’ia arrijmė qė edhe kėtė pjesė tė qytetarėve ta shndėrrojmė nė pjesė integruese tonėn.

BBC: Serbėt akoma nuk janė tė gatshėm qė tė jenė pjesė e institucioneve tė Prishtinės. Ėshtė kjo pasojė e njė oferte tė pamjaftueshme tė Prishtinės ndaj tyre, apo rezultat i ndikimit tė fortė tė Beogradit?

Presidenti Sejdiu: Them se janė disa faktorė qė ndikojnė nė njė qasje tė tillė joracionale tė kėtyre njerėzve. E para ėshtė se ata nuk e kanė interesin qė nė veri tė krijohet njė rend ligjor dhe tė ketė njė pėrspektivė zhvillimi atje. E dyta ėshtė se njė numėr i kėtyre njerėzve ka mbetur peng i fjalėve tė vėshtira qė ata i kanė dhėnė nė pėriudha tė mėhershme kohore - se Kosova do tė jetė gjithmonė Serbi, dhe ndikimi i kėtyre njerėzve nga qeveria e Serbisė. Sė treti ėshtė mungesa e guximit nga Serbia, e cila para botės deklarohet pėr politika paqėsore evropiane dhe anasjelltas vepron nė tė kundėrtėn pėr ta mbajtur nėn presion kėtė pjesė. Njė element shtesė i kėsaj gjendjeje ėshtė edhe toleranca qė u ėshtė bėrė kėtyre strukturave tash e nėntė vjet.

Nuk ka qenė e drejtė as qasja e misioneve ndėrkombėtare ndaj kėtyre njerėzve tė cilėt janė lėnė tė inkurajuar nė vetėn e tyre pėr tė bėrė veprime tė dėmshme pėr Kosovėn dhe pėr vetė serbėt.
Unė them se ėshtė koha pėr masa dhe veprime mė energjike. Unė nuk them qė Kosova tė ketė qasje tė depėrtojė me dhunė, por qė tė shkohet me projekte zhvillimore qė kanė tė bėjnė me ofertėn se kjo ėshtė Kosovė e tė gjithėve, dhe qė ata qė e duan Kosovėn pėr atdhe tė tyre, le ta duan me punė, ndėrkaq ata qė nuk e duan, e kanė mundėsinė qė tė zgjedhin kudo tjetėr.

BBC: Nė shkurtin e vitit tė shkuar ka pasur njė mbėshtetje tė madhe ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės. Vazhdon tė egzistojė kjo mbėshtetje apo ėshtė zbehur?

Presidenti Sejdiu: Jo, unė them se egziston. Tė gjitha vendet qė kanė qėnė tė pėrkushtuara pėr tė pasur njė epilog tė tillė, akoma janė nė kėto pozita. Ne presim qė kėto vende mike tė kenė njė influencė mė tė madhe tek vendet e tjera, qė kanė qėndrim tjetėr ndaj Kosovės. Ndoshta kjo do tė jetė pjesė e njė pune tė pėrbashkėt. Por as kjo pjesė nuk ėshtė e lehtė.

BBC: Dy prej projekteve mė tė suksesshme tė Kosovės shtet, janė kushtetuta dhe krijimi i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Qė tė dyja kėto projekte vazhdojnė tė kenė probleme tė shumta. Pse ėshtė kėshtu?

Presidenti Sejdiu: Kėto janė procese qė gjenden nė fillet e veta. Nėse e marrim Kushtetutėn psh, sigurisht se ka ende probleme nė tipin ēfarė do tė dėshironim ne tė kishim, ka nevojė qė tė shtohet efiēenca e organeve tė vendit dhe atyre ndėrkombėtare, tė mos lejohen diversionet pėr tė minuar tė ardhmen politike tė Kosovės dhe ka nevojė poashtu qė institucionet e ndyshme tė shtojnė punėn e tyre.
E pranoj se nuk ėshtė gjithēka idilike, por kjo duhet parė edhe nė relacion me pėrvojat qė kanė pasur vendet e tjera tė rajonit, siē janė Kroacia, Bosnja etj.

Sa i pėrket Forcės sė Sigurisė, sipas nesh duhet tė ndėrtohet sipas parametrave tė NATO-s dhe do tė jetė shumetnike. Dikush mund ta shikojė ndryshe dhe ėshtė njė trembje e paarsyeshme. Dhe sė dyti duhen parė dhe zgjidhur ankesat qė kanė ata qė nuk janė pėrfshirė nė kėtė forcė e qė kanė qenė pjesėtar tė TMK-sė.

BBC: Ju do tė thoni se pavarėsia e Kosovės ka ndikuar nė stabilitetin e rajonit. A mund tė mi jepni disa elemente pse ėshtė kėshtu?

Presidenti Sejdiu: Kosova i ka marrė pėrgjegjėsitė e veta nė kėtė drejtim. Ka pasur trembje dhe fryrje tė vazhdueshme se ēka do tė ndodhė pas pavarėsisė sė Kosovės.
Kundėrshtarėt e pavarėsisė kanė thėnė se nė momentin e pavarėsimit tė Kosovės do tė kemi njė largim total tė pakicave etnike nga Kosova, do tė ketė njė eksod qė do tė shkaktohen turbulence, se do tė krijohet Shqipėria e madhe, se do tė krijohet njė Kosovė e madhe, se do tė rrezikohet e ardhmja e Maqedonisė, se do tė rrezikohej e ardhmja e Malit tė Zi, se do tė rrezikohej Ballkani e kėshtu me radhė. Por ne e kemi dhėnė pėrgjigjen tonė me prova tė drejtpėrdrejta. Pavarėsia e Kosovės shėnon hapin mė racional tė kohės nė dhėnjen e mundėsive qė njė popull tė jetojė i lirė, nė paqe me fqinjtė dhe me aspirata pėr t’u integruar nė familjen e madhe evropiane.

BBC: Cfarė prisni nga gjykata ndėrkombėtare e Hagės pėr rastin e Kosovės?

Presidenti Sejdiu: Unė nuk i paragjykoj rezultatet. Serbia ėshtė ajo qė dėshiron t’i paragjykojė kėto rezultate dhe t’i imponojė zgjidhjet e saj pėr njerėzit e drejtėsisė ndėrkombėtare. Unė them se e drejta e Kosovės ėshtė njė e drejtė hyjnore dhe e natyrshme qė tė jetojė e lirė dhe pėr kėtė arsye e ka zgjedhur rrugėn e vet dhe e ka gjithė kėtė njohje kaq tė fuqishme ndėrkombėtare.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>