|
Shqipėria nė zgjedhje nė 28 qershor
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Shqipėri do tė zhvillohen mė 28 qershor tė vitit 2009.
Kjo ėshtė shpallja me dekret qė Presidenti Republikės Bamir Topi bėri tė mėrkurėn, ditėn kur hyri nė fuqi Kodi i Ri Zgjedhor. Kodi u miratua dy javė mė parė me konsesusin e dy partive tė mėdha Partisė Demokratike nė pushtet dhe Partisė Socialiste nė opozitė, por u kundėrshtua nga partitė e vogla tė kryesuara nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Presidencės bazuar nė kompetencat qe i njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, Presidenti Topi dekretoi tė dielėn e fundit tė qershorit, si datėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Kodi i Ri Zgjedhor i mundėsonte Presidentit vetėm dy alternativa: 21 ose 28 qershorin. Formalisht Kodi vendos detyrimin pėr Presidentin qė edhe nė zgjedhjen e njėrės prej kėtyre dy datave, tė konsultohet me forcat politike. Nuk ka njoftime se Presidenti ka zhvilluar konsultime tė mirėfillta edhe prej faktit se asnjė nga partitė nuk shfaqi preferencė pėr ndonjėrėn nga tė dy datat. Pas kėsaj, Kuvendit i duhet tė vendosė rikompozimin e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, duke ndėrprerė nė kėtė mėnyrė mandatin e KQZ-sė. Sipas Kodit tė Ri Zgjedhor fushata elektorale do tė fillojė zyrtarisht 30 ditė pėrpara, dhe do tė pėrfundojė 24 orė para hapjes sė kutive. Nė zgjedhjet e kėtij viti do tė votohet pėr herė tė parė tėrėsisht pėr partitė, nė njė sistem proporcional me bazė qarku. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||