|
Izraeli vazhdon ofensivėn nė Gazė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Luftimet mes ushtrisė izraelite dhe militantėve palestinezė janė intensifikuar pranė qytetit tė Gazės, ndėrkohė qė diplomatėt
vazhdojnė pėrpjekjet pėr t'i dhėnė fund krizės.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės sė Kombeve Ban Ki-Moon, ėshtė angazhuar pėr tė dyfishuar pėrpjekjet pėr tė siguruar njė armėpushim afatgjatė dhe tė qėndrueshėm nė Gazė. Duke folur nė Kajro nė fillim tė njė vizite nė rajon, Z. Ban tha se shpresonte qė inisiativa diplomatike egjiptiane tė jepte rezultate sa mė shpejt. Egjipti thotė se ka diskutuar disa propozime me njė delegacion tė Hamasit nė Kajro. Z. Ban tha se "sulmet me raketa tė Hamasit duhet tė ndalohen", por nė tė njėtėn kohė, dėnoi pėrdorimin e tepėrt tė forcės nga ushtria izraelite. Pas Egjiptit, Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, do tė udhėtojė pėr nė Jordani, Izrael, Bregun Perėndimor, Turqi, Liban, Siri dhe Kuvajt. Intensifikone luftimet Ndėrkohė, kanė vazhduar luftimet dhe pėrreth qytetit tė Gazės. Ka njoftime pėr shpėrthime sporadike dhe pėrleshje tė ashpra mes trupave izraelite dhe militantėve palestinezė. Njė producent i BBC-sė nė qytetin e Gazės thotė se forcat izraelite pothuajse e kanė rrethuar qytetin dhe janė nė fakt duke e ndarė mė dysh Rripin e Gazės. Izraeli gjatė natės kreu mbi 60 sulme ajrore. Gjatė njėrit sulm janė shkatėrrua shumica e varreve nė njė varrezė. Izraeli thotė se kishte vėnė nė shėnjestėr njė grup qė sulmonte me raketa dhe njė vend ku ishte magazinuar armatim. Raketa nga Libani Pėr herėt ė dytė brenda dy javėve, mbi Izraelin ėshtė qėlluar me raketa nga Libani. Nuk ėshtė e qartė se kush qėndron pas tyre. Izraeli u kundėrgjigj me sulme artilerie. Siē kanė bėrė dhe mė parė, zyrtarėt izraelitė janė pėrpjekur ta zvogėlojnė rėndėsinė e incidentit nė pėrpjekeje pėr tė pakėsuar frikėn e pėrhapjes sė dhunės nė Gazė nė frontin verior. Ndėrkohė, njė korrespondent I BBC-sė thotė se ka shenja pėrēarje nė gjrin e kabinetit izraelit pėr fushatėn nė gazė. Minisitri i Mbrojtjes favorizon njė ulje tė intensitetit tė fushatės, kurse kryeministri Ehud Olmert ėshtė pėr vazhdimin e sulmeve. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||