|
Furnizimi nuk ėshtė zhbllokuar
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Megjithė arritjen e njė marrėveshjeje tė ndėrmjetėsuar nga Bashkimi Evropian, konflikti mes Rusisė dhe Ukrainės dhe akuzat
e ndėrsjellta pėr ēėshtjet e furnizimit me gaz nuk kanė pėrfunduar.
Tė martėn, Moska dhe Kievi shkėmbyen sėrish akuza pėr bllokimin e furnizimit me gaz, vetėm pak orė pasi kompania ruse e naftės Gazprom, njoftoi se e kishte rifilluar furnizimin me gaz. Rusia thotė se Ukraina e ka bllokuar kalimin tranzit tė gazit qė vjen nga Rusia. Nga ana e saj Ukraina vazhdon tė akuzojė Moskėn pėr situatėn e krijuar nė furnizimin me gaz. Presidenti Jushēenko e mbrojti qėndrimin e vendit tė tij nė njė fjalim qė mbajti tė martėn nė televizion. Ai tha se Ukraina nuk kishte hedhur asnjė hap pėr tė penguar kalimin e gazit rus drejt Evropės. "Ukraina ka qenė dhe do tė jetė njė vend tranziti i besueshėm dhe nuk ka bėrė ndonjė gjė pėr tė ndaluar furnizimin me gaz tė vendeve tė Evropės. Ne nuk kemi marrė qoftė edhe njė metėr kub gaz tė vetėm nga sistemi", tha presidenti Jushēenko, duke reaguar kėshtu ndaj akuzave tė Rusisė se Ukraina, si vend tranzit, ka vjedhur njė sasi tė gazit qė ka qenė e destinuar pėr konsumatorėt evropianė. Kėto akuza dhe kundėrakuza po shihen me shqetėsim nga qindra mijė vetė nė Evropėn Lindore dhe Juglindore, tė cilėt kanė mbetur pa ngrohje prej disa ditėsh. Bashkimi Evropian, i cili ka dėrguar vėzhgues nė terren, shprehu zhgėnjim pėr faktin se situata ėshtė e bllokuar. Nė njė bisedė telefonike me kryeministrin rus Vladimir Putin, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, shprehu gjithashtu shqetėsim pėr faktin se vėzhguesit evropianė, qė janė dėrguar nė rajon si pjesė e marrėveshjes pėr zgjidhjen e krizės, nuk janė lejuar nė tė gjitha sallat e kontrollit tė furnizimit me gaz si nė Rusi ashtu edhe nė Ukrainė. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||