BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 07 janar 2009 - 09:58 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sejdiu sulmon politikėn e Beogradit
 
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu e ka akuzuar Serbinė pėr pėrpjekje, siē tha ai, pėr tė parandaluar proceset politike dhe pėr projekte pėr destabilizim tė Kosovės.

Ai tha se Kosova ėshtė njė vend i qėndrueshėm dhe me njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e saj.

Deklaratat e presidentit pasuan njė letėr tė presidentit serb, Boris Tadiq, drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe BE-sė, me tė cilėn akuzohen KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u se nuk kanė reaguar me kohė nė parandalimin e siē ėshtė shprehur ai, sulmit mbi serbėt.

Presidenti serb ka thėnė se autoritetet e Kosovės dhe ekstremistėt shqiptarė po pėrpiqen qė me dhunė tė provokojnė konflikte me serbėt.

Por presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Kosova e mirėpret shtrirjen dhe funksionet e misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici nė gjithė territorin e saj pėrfshirė edhe rolin e trupave paqeruajtėse.

Gjendja nė Mitrovicė ndėrkaq vazhdon tė jetė e tensionuar.

Dy grupe shqiptarėsh dhe serbėsh sėrish janė mbledhur mbrėmė nė Suhodoll tė Mitrovicės, pas njė incidenti kur dy makina, njė e pronarit shqiptar e tjetra e atij serb, janė dėmtuar nga persona tė panjohur.

Policia e Kosovės, e pjesės veriore dhe asaj jugore, ka arritur qė tė ndajė grupet e qytetarėve, dhe tė normalizojė gjendjen.

Situata e krijuar nė veri ka qenė pjesė e diskutimeve tė udhėheqėsve institucionalė tė Kosovės dhe tė drejtuesve tė mekanizmave ndėrkombėtarė tė sigurisė.

Autoritetet thanė se reagimi i pėrbashkėt i Policisė sė Kosovės, Policisė sė EULEX-it dhe forcave tė KFOR-it gjatė incidenteve tė fundit nė veri tė Mitrovicės ishte pėrgjigje mjaftueshme ndaj provokimeve pėr tė nxitur tensione.

Ata u bėnė thirrje qytetarėve qė tė ruajnė qetėsinė dhe ripėrsėritėn qėndrimin se nuk do tė tolerohet dhuna.

Ndėrkohė, udhėheqja serbe e qytetit tė Mitrovicės, ka vendosur tė krijojė njė shtab tė krizės, dhe u ka bėrė thirrje qytetarėve, vecanėrisht tė rinjėve, qė tė pėrmbahen nga ēdo lloj dhune.

Kryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės sė veriut, i emėruar pas zgjedhjeve serbe nė maj tė vitit tė kaluar, Nenad Topliēevic, tha se udhėheqja lokale do tė punojė nė stabilizimin e gjendjes nė qytet dhe nė ruajtjen e paqes.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake