BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 07 janar 2009 - 07:24 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Gaza dhe gazi rus nė fokus tė zhvillimeve
 
Gaza
Sulmi nė shkollė shkaktoi mbi 30 tė vdekur
Dy janė ngjarjet kryesore qė dominojnė titujt kryesorė. Ato janė zhvillimet nė Gaza dhe ndėrprerja e furnizimeve me gaz nga Rusia.

The Times ka artikullin me titull " Vdesin 40 vetė, ndėrsa mortaja izraelite godet shkollėn nė Gazė." Po nė gazetė ėshtė dhe qėndrimi i Izraelit se Hamasi po qėllonte nga shkolla, ndėrsa numri i tė vdekurve nė Gaza arrin nė 640. Sulmi mbi shkollėn ishte njė nga mė tė pėrgjakshmet qė me fillimi i konfliktit, shkruan gazeta.

The Indipendent nė faqe tė parė ka fotografi nga shkolla nė Gazė dhe pyetjen PSE?

Zemėrim global pasi Izraeli bombardon njė shkollė tė OKB qė konsiderohej tė ishte jashtė rrezikut.

The Indipendent ėshtė dhe artikulli tjetėr me titull "Pse e urrejnė ata perėndimin kaq shumė, do tė pyesim." Pėrsėri, shkruan gazetari, Izraeli ka hapur portat e skėterrės pėr palestinezėt. 40 refugjatė tė vdekur nė njė shkollė tė OKB, tre nė njė tjetėr. Jo keq pėr njė natė pune nė Gaza nga ushtria qė beson nė pastėrtinė e armėve.

Po gazetari pyet se pse duhet tė ēuditemi dhe sjell nė kujtesė ngjarje tė ndryshme ku janė vrarė civilė nga Izraeli si gjatė pushtimit tė Libanit nė 1982 apo masakrėn nė Kana nė 1996 etj.

Nė gazetė citohen dhe fjalėt e kryeministrit britanik Gordon Brown se ky ėshtė njė nga momentet mė tė errėta pėr Lindjen e Mesme. Na prek tė gjithėve.

The Financial Times shkruan "Fėmijėt paguajnė ēmim tė lartė pėr situatėn e krijuar" si dhe "Teherani ende i kujdesshėm nė publik, megjithė protestat."

Gazeta thotė se megjithėse Irani akuzohet se sponsorizon Hamasin dhe autoritetet arabe fajėsojnė Teheranin qė po inkurajon dhe forcon grupin palestinez, strategjia e Iranit duket qė tė mos ndėrhyjė direkt nė konflikt.

The Daily Telegraph nė njė artikull tjetėr citon shefin e shėrbimit sekret MI5 kėtu nė Britani se "Rėnia ekonomike rrit rreziqet e terrorizmit. "

Jonathan Evans tha se MI5 ka arritur sukses ndaj al Kaidas nė dy vitet e fundit, por theksoi se rėnia ekonomike e Britanisė, Amerikės dhe Evropės shton kėrcėnimet ndaj sigurisė kombėtare.

The Guardian shkruan "Evropa dridhet, ndėrsa grindja e Rusisė me Ukrainėn mbyll rubinetat."

Disa shtete nė Ballkan thotė gazeta njoftojnė pėr mbyllje tė plota tė furnizimeve.

Gjermania qė ėshtė dhe aleati mė i madh politik i Rusisė nė Evropė mbrėmė paralajmėroi se furnizimi me gaz rus mund tė bjerė

Grupi i koordinimit tė gazit nė Evropė do tė takohet nė njė takim urgjent tė premten pėr tė dėrguar gaz rezervė nė ndihmė tė vendeve qė kanė mė shumė probleme.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake