BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 06 janar 2009 - 19:24 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ndėrpritet furnizimi me gazin rus
 
Impiant gazi
Situata ėshtė krijuar nga mosmarrėveshjet e Rusisė me Ukrainėn
Gjashtė vende evropiane njoftuan se iu ishte ndėrprerė furnizimi me gaz qė marrin nga Rusia.

Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria dhe Maqedonia, njoftuan se furnizimi qė kryhet me anė tė tubacionit qė kalon pėrmes Ukrainės, ishte ndėrprerė nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės.

Disa vende tė tjera si Italia dhe Austria thanė se po merrnin vetėm 10% tė kuotave tė zakonshme tė furnizimit me gaz.

Kompania rumune e gazit, Transgaz, njoftoi se furnizimi me gaz nga Rusia kishte rėnė mė shumė se 30%.

Ankesa ka pasur edhe nga Polonia dhe Hungaria.

Bashkimi Evropian e quajti krejtėsisht tė papranueshme uljen e ndjeshme tė furnizimit tė disa vendeve evropiane me gaz nga Rusia.

Deklarata e Bashkimit Evropian e quante shkelje tė angazhimit qė kishin marrė autoritetet ukrainase dhe ato ruse pėr furnizimin me gaz tė vendeve Evropiane.

Pėrmes kėsaj deklarate, Bashkimi Evropian kėrkoi rifillimin e furnizimit me gaz nga Rusia nė nivelin e mėparshėm.

Mosmarrėveshje ruso-ukrainase

Mosmarrėveshjet mes Rusisė dhe Ukrainės qė kanė shkaktuar kėtė krizė nė furnizimin me gaz kanė lindur pėr shkak tė ēmimit tė gazit dhe pagesave tė prapambetura tė Ukrainės.

Ēdo vit tė dyja vendet negociojnė kontratat e furnizimit me gaz.

Por deri nė mesnatėn e 31 dhjetorit, Moska dhe Kievi nuk arritėn marrėveshje pėr ēmimin e gazit pėr kėtė vit.

Ēmimi filletar qė ofroi Gazpromi, kompania shtetėrore ruse e energjisė, ishte 418 dollarė pėr 1000 metra kub gaz.

Ky ēmim u ul mė pas nė 250 dollarė, por Ukraina e refuzoi dhe ofroi 235 dollarė.

Pėr ironi, bisedimet u kthyen nga kishin nisur pasi Gazpromi iu kthye ofertės sė tij fillestare, duke kėrkuar 418 dollarė pėr 1000 metra kub gaz.

Pėrveē kėsaj, Gazpromi thotė se Ukraina i detyrohet kėsaj kompanie ruse rreth dy miliardė dollarė nė fatura tė papaguara bashkė me kamatėn pėr vonesėn e shlyerjes sė pagesave.

Ukraina thotė se nuk mund ta pėrballojė ēmimin e gazit qė kėrkon Rusia dhe ka paralajmėruar se ndėrprerja e furnizimit tė Ukrainės me gaz nga kompania Gazprom mund tė shkaktojė probleme edhe nė eksportin e gazit pėrmes Ukrainės.

Ukraina pėrdor tė njėjtin tubacion gazi si pėr furnizimin me gaz brenda vendit ashtu edhe pėr kalimin tranzit tė gazit nga Rusia drej vendeve tė tjera evropiane.

Kompania shtetėtore ruse Gazprom kontrollon afro njė tė tretėn e rezervave botėrore tė gazit dhe mbulon afro njė tė katėrtėn e sasisė sė gazit nė Evropė.

Alternativat e Evropės

Prej kohėsh vendet evropiane po shohin mundėsinė e ndėrtimit tė njė tubacioni gazi alternativ, pėr tė ulur varėsinė e furnizimit me gaz nga Rusia.

Ekziston projekti Nabuco i Bashkimit Evropian, pėr kalimin e tubacionit tė gazit nga Azia Qendrore pėrmes Turqisė.

Por ai nuk mund tė plotėsojė kėrkesėn pėr gaz pėr tė gjithė anėtarėt e Bashkimit Evropian.

Kjo do tė thotė se Evropės i duhet Gazpromi.

Qeveritė dhe kompanitė evropiane janė angazhuar nė projekte tė ndryshme me kompaninė shtetėrore ruse, e cila ka projekte pėr ndėrtimin e tubacioneve qė do ta anashkalonin Ukrainėn.

Njė ndėr partnerėt mė tė mėdhenj evropianė tė Gazpromit ėshtė
gjigandi italian ENI.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>