BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 06 janar 2009 - 07:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi thekson pėrpjekjet diplomatike
 
Gazė
Bombardimet kanė vrarė qindra vetė dhe plagosur shumė tė tjerė
Zhvillimet nė Gazė vazhdojnė tė pėrcillen nga shtypi britanik qė pėrqėndrohet tek objektivat e ofensivės izraelite dhe pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr daljen nga kriza.

E pėrditshmja THE GUARDIAN shkruan se Izraeli duket i vendosur tė nxjerrė Hamasin jashtė Gazės.

Zyrtarėt po pėrpiqen tė ndryshojnė rregjimin atje, shkruan gazeta qė ka si nėntitull "partia islamiste ėshtė e dėmtuar fatalisht".

Gazeta hapet me fotografinė e njė babai qė ėshtė duke qarė me ngashėrim pėrballė kufomave tė tre fėmijėve tė tij tė vegjėl qė u vranė nga zjarri i tankeve izraelite.

Nė shkrimin qė shoqėrohet nga kjo fotografi, autori shkruan se kryeministri izraelit kishte premtuar "njė grusht tė hekurt pėr Hamasin dhe tha se do t'i trajtonte civilėt me dorashka tė mėndafshta, por palestinezėt mė shumė se tė tjerėt e dinė se nė luftė pėrdoren pak dorashka mėndafshta.

E pėrditshmja nė njė artikull ku analizohen taktikat ushtarake shkruan se leksionet nga lufta e Libanit mund tė shfrytėzohen por madje edhe armėt mė tė softistikuara vrasin civilė.

THE GUARDIAN duke raportuar pėr pėrpjekjet diplomatike qė po bėhen pėr zgjidhjen e krizės shkruan se presidenti Sarkozy drejton pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr t'i dhėnė fund dhunės, ndėrsa Turqia ka ofruar qė ta ēojė nė Kombet e Bashkuara njė marrėveshje armėpushimi.

Presidenti Sarkozy ndodhet nė rajon nė njė mision tė veēantė ai shkon nė Siri qė ėshtė mbėshtetėsja kryesore e Hamasit nė mesin e vendeve arabe.

E pėrditshmja THE TIMES, pėrqėndrohet tek kėrcėnimi i liderėve tė Hamasit pėr tė vrarė hebrenjtė jashtė vendit.

Teksa luftimet intensifikoheshin nė Gazė, udhėheqėsi i Hamasit tha se islamistėt do tė vrisnin fėmijėt hebrenj kudo qė tė ishin nė botė nė shenjė hakmarrjeje pėr sulmin shkatėrrues nė Gazė.

"Ata kanė legjitimuar vrasjen e fėmijėve tė tyre duke vrarė fėmijėt e Palestinės", tha Mahmud Zahar gjatė njė transmetimi televiziv nga njė vendstrehim sekret.

Gazeta THE TIMES, shruan se grupet e hebrenjve thanė dje se pushtimi i Gazės kishte provokuar njė rritje tė kėrcėnimeve antisemite dhe dhunės nė Londėr dhe Manēester.

Gazeta pėrmend si incidentin mė serioz, njė pėrpjekje pėr t'i vėnė zjarrin njė sinagoge nė veriperėndim tė Londrės.

Nė lajme tė tjera nė shtypin e sotėm britanik:

THE DAILY TELEGRAPH shkruan pėr krizėn energjitike nė Evropė pasi Putini uli furnizimet me gaz.

Evropa u zhyt njė njė krizė energjitike kur Vladimir Putini urdhėroi kompaninė shtetėrore tė gazit, uljen e furnizimeve me 20 pėr qind.

Kur temperaturat nė pjesėn mė tė madhe tė kontinentit ranė nėn zero, kryeministri urdhėroi Gazpromin qė tė fillonte uljen.

Ky vendim thotė e pėrditshmja u bė me qėllim qė tė ndėshkohej Ukraina fqinje, tė cilėn Rusia e akuzon se po harxhonte energjinė e gazjellėsve qė furnizonin vendet tė tjera evropiane.

Naftogaz e Ukrainės tha se pasojat e vendimit tė Moskės do tė ndiheshin nė vendet evropiane pėrfshirė edhe Britaninė.

E pėrditshmja THE INDEPENDENT shkruan pėr afrimin e fillimit tė mandatit tė presidentit tė zgjedhur Obama, duke marrė shkas nga fakti qė vajza e tij e vogėl Sasha filloi simestrin e parė nė Uashington.

Familja Obama po qėndron nė Hotelin Hay Adams pėrpara se tė shkojė nė shtėpinė e pritjes nė Shtėpinė e Bardhė mė 15 janar.

E pėrditshmja shkruan se si vajzat e presidentit u ēuan nė shkollė pa tėrhequr vėmendje.

Vetė presidenti mbėrriti nė kryqytet pa bujė dhe ndihmoi pėr t'u siguruar tė bijave njė tranzicion sa mė tė lehtė nė shkollė.

Largimi I tij nga Ēikago ishte edhe ai i vetmuar, gjė qė solli ftohtėsinė e sfidave qė e presin pėrpara presidentin e ri.

Nė faqen e parė e pėrditshmja THE TIMES ka presidentin e zgjedhur me tė bijėn Sasha, ndėrsa si titull mban "as shenjė nervozismi pėr mandatin e ri tė Obamės.

E pėrditshmja shkruan se presidenti i zgjedhur fillon punėn me njė recetė me vlerė 775 miliard dollarė pėr ekonominė e sėmurė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake